Mbrëmjen e djeshme, aktorja e mirënjohur Eva Alikaj u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në mëngjesin e sotëm, gjatë një bisede me Luizin, ajo u shpreh se në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë do përpiqet t’a mbajë mirë me të gjithë banorët, pra mos të zihet me asnjë.
Mirëpo, kjo deklaratë e saj e bëri Luizin ta provokojë aktoren.
Ai është shprehur se shumë shpejt do ta bëjë atë më aktive në diskutime, ose ta përfshijë në debate me Jonën.
Nga ana tjetër fillimisht Eva ka kundërshtuar duke thënë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, por më vonë ajo është shprehur se personi që ajo mund të krijojë debate është Olta.