Një teori virale në TikTok riktheu edhe njëherë ish-çiftin e famshëm të showbiz-it, Dafinën dhe Ledrin.
Sipas videove virale, Dafina dhe Ledri – të ndarë prej vitesh – kanë komunikuar përmes teksteve të këngëve.
Në këngën “E keni dit”, Ledri këndon:
“Ti kom dhon krejt
Ti kom dhon krejt
Ama loqk m’le vetëm”
Ndërsa Dafina, në bashkëpunimin me Elgit Dodën, thotë:
“Se ti kam dhon krejt
Mi ke dhon krejt
Ama sot prap vetëm”
Në shumë komente, shkruhet se “ata e duan e ende njëri-tjetrin”, ndërsa të tjerë theksojnë se këto teori janë budallallëk, përsa kohë që Ledri është lumturisht i lidhur dhe ka një fëmijë, ndërsa Dafina gjithashtu ka vazhduar jetën, romancat dhe karrierën pas ndarjes me Ledrin.
Përpos kësaj, tekstet e këngëve janë shkruar nga një ekip i përbashkët – që e bën më të besueshëm faktin që ka qenë rastësi ose e qëllimshme për arsye marketingu.
@albcelebs Communicating through songs🖤 @Dafina Zeqiri #fyp #viral #trending #vip #lyric #edit #albania #kosovo #explore #sad #broken #albcelebs #dafinazeqiri #ledrivula #simua ♬ original sound – Albcelebs
Fiksime të tilla të fansave janë të shpeshta. Mjafton të kujtoni sa e vështirë u bë jeta e Hailey Bieber kur u lidh me Justin Bieber, sepse ende njerëzit ishin të magjepsur pas historisë Justin-Selena. Po Brad Pitt dhe Angelina Jolie? Të tjerë ende shpresojnë që Kim dhe Kanye do të ribashkohen një ditë.
Por çfarë është kjo lidhje me këto personazhe që i mban fansat të angazhuar, edhe shumë kohë pasi ata janë ndarë? Në përgjithësi, fiksimi me çiftet e famshme pas ndarjes është një ndërveprim kompleks i lidhjeve emocionale, dinamikës sociale, ndikimit nga media dhe tendencave psikologjike që ndryshojnë nga personi në person.
Marrëdhëniet parasociale: Njerëzit shpesh krijojnë marrëdhënie të njëanshme me të famshmit, të njohura si marrëdhënie parasociale. Kur një çift i famshëm ndahet, investimi emocional i fansave në marrëdhënien e tyre mund të ngjallë vazhdimisht kuriozitet për arsyet e ndarjes, ndonëse kanë kaluar vite.
Krahasimi social dhe fantazia: Kur një çift i profilit të lartë ndahet, mund të shkaktojë diskutime rreth dinamikës së marrëdhënieve, zgjedhjeve personale dhe vlerave, duke i lejuar njerëzit të reflektojnë mbi jetën dhe marrëdhëniet e tyre.
Mbulimi mediatik: Çiftet e famshme mbulohen shumë nga media, duke u ekspozuar vazhdueshëm. Kjo “mbingopje me informacion” dhe foto bën që në sytë e publikut interesi për ta të largohet me vështirësi…ose të mos largohet kurrë.
Kurioziteti dhe drama: Kurioziteti dhe drama janë tipare të natyrshme të njeriut dhe marrëdhëniet me të famshmit, veçanërisht ndarjet e tyre, nxisin kureshtjen te fansat.
Fandom: Fansat e një personi të famshëm ose çifti të caktuar shpesh formojnë komunitete ose forume në internet ku mund të diskutojnë interesat e tyre. Kjo hapësirë e përbashkët përforcon fiksim, pasi ata mund të shkëmbejnë mendime, teori dhe emocione rreth ndarjes, qoftë vite më vonë.
Nostalgjia: Edhe pasi ndahen, fansat mund të vazhdojnë të kujtojnë momentet pozitive të ish-çiftit dhe të ndjejnë nostalgji për ta.
Për ta mbyllur me Dafinën dhe Ledrin. Nuk duhen më shumë se dy neurone për të rikujtuar gjithë ç’ka ndodhur me jetën e tyre pas një dekade e për të thënë që jo, nuk kanë komunikuar mes teksteve të këngëve.
Ata mbeten miq, kolegë dhe thjesht dy njerëz që dikur kanë qenë bashkë dhe sot gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.