Mbremja e djeshme ne “Dancing with the stars” ka filluar me debate te ashpra.
Kjo per shkak se konkurrentet mendojne se juria eshte duke favorizuar gjithnje Elhaida Danin.
Vete kengetarja u shpreh se konkurrentet e tjere nuk i flasin si me pare per shkak te pikeve te larta qe ajo merr per performancat e saj.
Per kete shkak, juria nisi debatin per te sqaruar se nuk ka asnje preference nga ana e tyre dhe nuk askush prej tyre nuk eshte favorizuar me shume se te tjeret.
Si asnjehere me pare, Valbona Selimllari ishte anetarja e jurise e cila u revoltua, aq sa pati nje perplasje edhe me Bora Zemanin.
Valbona u shpreh se performancat e tyre qe konkurrentet i shohin ne YouTube nuk jane te njejta me ate cka japin ne skene.
“Secili nga keta qe e shikojne ne YouTube e shikojne te kuruar te imazh, kurse ne ketu nuk kurojme asnje gje, ne ketu shikojme cdo hap, te cilen njerezit nuk e shikojne ne shtepi. Ne momentin qe ju keni goje te ankoheni dhe shikoni YouTube dhe na viheni neve pas duhet te kuptoni qe ajo nuk eshte e verteta juaj, e verteta juaj eshte aty dhe ate e shohim ne. Jemi vendosur ketu per te vendosur piket dhe komentet!”
Nderkohe qe po shprehej e revoltuar, Valbona u nderpre disa here nga Bora Zemani gje qe e ashpersoi me shume debatin.