Çfarë ndodh kur vetë produksioni thyen rregullat? Eni i nxjerr zbuluar, flet për emisionin jashtë BBV, banorët e tjerë shtangen

Moderatorja Arbana Osmani është treguar gjithnjë shumë kritike me banorët duke u tërhequr shpesh vëmendjen për thyerjen e rregullave të lojës.

Mirëpo duket se edhe vetë produksioni nuk i zbaton këto rregulla, ose më saktë nuk zbaton rregullin kryesor që është izolimi i çdo informacioni të mundshëm nga jashtë.

Eni ka qenë banori që i ka nxjerrë zbuluar, tek ka folur për programin “Big Brother VIP Fan Club”.

Teksa Luizi po përpiqej të orientohej me pozicionin e diellit për të llogaritur orën, Eni i përgjigjet se është ora 1, pasi ka startuar BBV Fan Club.

Me të thënë këtë, Kejvina i ka kapur krahun dhe ja ka bërë me shenjë që të mbyllë gojën e mos t’a vazhdojë më tej e më pas banorët kanë ndërruar temë sikur mos të kishte ndodhur asgjë.