Britney Spears ndryshon emrin e saj, ja si do të quhet nga tani këngëtarja

Britney Spears ka befasuar me veprimin e saj të fundit.

Ajo ka njoftuar se ka ndërruar emrin e saj dhe nga sot quhet River Red.

Këngëtarja 41-vjeçare e dha këtë lajm me anë të një postimi në Instagram.

Për ta “zyrtarizuar” këtë ndryshim emrin, ajo e vendosi edhe në profil identitetin e ri.

Kujtojmë se Britney Spears nuk ka raporte aspak të mira me prindërit e saj.

Pak kohë më parë ajo rrëfeu se e ëma e ka gjuajtur me shuplakë për shkak se qëndroi natën vonë duke festuar, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e saj.

“Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston dhe unë po festoja deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur! Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”.

Këngëtarja pretendoi më tej se incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline me të cilin ajo ka dy djemtë e saj, Jayden James dhe Sean Preston, u largua nga ajo.