Teksa përgatiteshin për puntatën e radhës të emisionit Për’Puthen, Princi dhe Geljani kanë shijuar ritmet e muzikës në dhomën e grimit.
I pari ishte Princi, i cili filloi të kërcente sapo filloi kënga “Shape of you” dhe prekte trupin në mënyrë provokuese, megjithëse nuk ishte asnjë prej vajzave për të cilat ka pëlqim dhe po vijon njohje.
Pas tij, nisi edhe Geljani, por ndryshe nga Princi, ai filloi të kërkonte (nusen) duke iu referuar Sarës, e cila ka deklaruar se nuk e sheh veten tek asnjë djalë tjetër përveç tij brenda programit.
Mesa duket, ajo ishte e zënë por kjo nuk e ndaloi që të kërcente i lumtur në dhomën e grimit së bashku me Princin.