Ditën e sotme Olsi Bylyku bëri reagimin e parë qysh pas daljes nga “Big Brother Vip”, reagim i cili u duk tendecioz dhe thumbues ndaj produksionit.
Spektaklin e kaluar Ledioni vendosi ta mbyllë me shprehjen “Kolonjar festen mënjanë, Pilon gjetën, Pilon vranë”, ndërsa Olsi vendosi që në përshkrimin e fotos të shkruajë “Pilo është konfidencial”.
Duket se Oksi, duke e vënë veten në vend të ‘Pilos’ (që produksioni atë gjeti e atë ‘vrau’), do të na lërë të kuptojmë se ai qëndroi konfidencial dhe vendosi që gjërat e tij t’i mbante sekret, ndryshe nga ç’priste produksioni.
E mesa duket ish regjisori i BBV, Eduart Grishaj, iu bashkangjit kësaj ironie të Olsit.
Në postimin e aktorit shihet edhe “like” që i ka bërë Eduarti.