Antonela duket se po shfaq shenja xhelozie ndaj Mevlanit dhe ka dyshime për marrëdhënien e tij me Ledjanën.
Teksa ndodheshin në dhomën e zhveshjes, i thotë se do i bëjë një dhuratë kur të dalin nga emisioni.
Me tone ironie, Antonela thotë se dhurata që ka planifikuar është t’i japë cmimin Oscar. Mevlani i përgjigjet me seriozitet duke i thënë se nuk ka arsye përse të prishë lumturinë e tjetrit.
Kjo bëri që Antonela të reagojë menjëherë duke i thënë se “të uroj të gjithë lumturinë e botës”. Të dy i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe Antonela thotë duke qeshur se i ka hipur një nur bukurie, e cila mund të jetë se ka rënë në dashuri.