Antonela dhe Atdheu nuk janë deklaruar ende për njëri-tjetrin, por duket se janë bërë të pandarë! Nuk kanë munguar shenjat e xhelozisë mes tyre.
Ata të dy qëndrojnë shumë kohë së bashku në prapaskenë, dhe në një moment teksa prisnin që të futeshin në studio, Antonela vuri re një shenjë në qafën e Atdheut.
Bëhet fjalë për një puthje dhe Antonela e pyeti menjëherë: “Kush të ka puthur këtu”, ndërsa Atdheu e kaloi situatën me të qeshur pa i dhënë shpjegime.
Megjithatë Antonela tha se do ta gjejë personin që e ka puthur, por vijuan bisedën të qetë me njëri-tjetrin dhe nuk i dhanë me rëndësi shenjës së buzëve në gafën e Atdheut.