Author: Lokimagazine

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premtes në lagjen “Universitetit” në Prishtinë, prej të cilit u dëmtuan gjashtë automjete. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi se bëhet fjalë për shpërthimin e një granatë dore. “Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën ‘Zekirja Cana’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, theksoi ai. Por, sipas raportimeve të shumta, besohet se objektiv i…

Read More

Selvije Kasapi, partnerja e Shpat Kasapit ka realizuar një ask ku është pyetur nga fansat e saj. Një nga pyetjet ishte se pse ajo ishte ndarë dhe ribashkuar me Shpatin, gjë të cilën ajo e hodhi poshtë. Ajo thekson se arsyeja pse hoqi fotot nga rrjetet sociale ishin problemet shëndetësore dhe jo ndonjë ndarje e mundshme me artistin.

Read More

Më 7 shkurt, vajza e Neymar, Maevi, mbushi 6 muajsh, dhe me atë rast futbollisti dhe ish-e dashura e tij, Bruna Biancardi organizuan një festë. Një video u shfaq në internet ku shfaqet ish-partnerja e Neymar dhe braziliani duke i kënduar një këngë festive vogëlushes. Mirëpo, fansat vunë re se njëkohësisht me festën, futbollisti po luante poker online. Pranë Neymar-it, i cili po këndon këngën, është një telefon dhe ai shpërqendrohet duke parë lojën. this guy neymar is absolutely finished bro is gambling on poker in the middle of his daughters birthday 😭😭😭😭 pic.twitter.com/3bQ3MWrIty — 🐢 (@KyKySZN) April 11, 2024…

Read More
big brother vip albania 3

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram? Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke pasur sërish 449 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe…

Read More

Frikë e madhe për Elseid Hysajn dhe vjehrrin e tij. Mbrojtësi shqiptar i Lazios dhe vjehrri i tij iu desh të shpëtonin nga Ferrari në të cilin kishin hipur, pasi makina sportive mori flakë, por për fat të mirë dy personat nuk pësuan asnjë dëmtim. Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero”, Hysaj dhe vjehrri i tij kanë mbetur të bllokuar në makinën e djegur, ndërsa gruaja e lojtarit kuqezi ndodhej jashtë në pamundësi për t’i ndihmuar. Më pas situata u zgjidh dhe protagonistët arritën të largoheshin nga makina, e cila u dogj. Gazeta romake flet për një defekt të mundshëm…

Read More

Një i ri i sëmurë nga xhelozia për të mos lejuar që e fejuara të dalë nga shtëpia, 31-vjeçari shqiptar e lidhi atë në shtrat, madje i mori edhe çelësat e shtëpisë. Por gruaja ka arritur që të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët e kompanisë Oltrarno mesnatën mes 8 dhe 9 prillit. Ai akuzohet për rrëmbim dhe dhunë në familje. Në orët e vona të pasdites së datës 8 prill, e fejuara e shqiptarit arriti që të zgjidhej dhe u arratis nga dritarja e banesës. Ajo u paraqit në gjendje konfuze në…

Read More

Gazetarja Pejana Elezi, e ftuar në emision televiziv, Shije Shtëpie, theksoi disa herë rëndësinë që shoqëria e ngushtë ka për të. Ajo u shpreh se partneri, Kledi Bahiti, e ka mirëkuptuar dhe nuk e ka penguar në asnjë moment që të vazhdojë të ketë raporte të ngushta shoqërore. Gazetarja ndan edhe një episod për të demonstruar afrimitetin që ajo ka me miqtë e saj ku tregon se ka fjetur në të njëjtin shtrat me shokun e ngushtë. Pejana Elezi: Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta…

Read More

Dashi Ditë e qetë për Dashin. Prandaj, në jetën tuaj të dashurisë mund të ndiheni si marinarë në një oqean të gjerë që lundroni midis valëve të trazuara dhe gjireve të qeta. Në fakt, ju meritoni një dashuri autentike që pasqyron nevojat tuaja të vërteta emocionale. Në planin e punës, ambiciet tuaja mund të duken të guximshme, por ndiqni qëllimet tuaja me vendosmëri dhe do të shihni rezultate. Demi Demi do të shijojë një ditë plot argëtim! Do të jetë një kohë e përkryer për t’u argëtuar dhe për t’u ndier plot energji. Beqarët këshillohen të mos nxitojnë në kërkimin…

Read More

Aktorja Egla Ceno, e cila shihet si pretedente për fitoren në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka ndarë sot me banorët një detaj të padëgjuar të jetës së saj private. Teksa po debatonte me banorët brenda shtëpisë së BBVA-s, ajo bëri të ditur se ka “një dashuri të madhe përjashta”. “Do t’ju jap një ekskluziv në shtëpinë e Big Brother. Unë kam një dashuri shumë të madhe përjashta. Fakti që unë nuk jam e kam treguar nën jorgan, nuk do të thotë që unë nuk e kam, jam shumë e dashuruar”, ka thënë Egla derisa debatonte me banorët aty brenda.…

Read More