Author: Lokimagazine

Duket se një tjetër aktor i Hollywood-it, i vënë në qendër të vëmendjes për gjithë arsyet e gabuara vitet e fundit, ka arritur të hedhë pas gjithë akuzat kundër tij. Kevin Spacey, dy herë fitues i Oscar, u shpall i pafajshëm në gjyqin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mënurë akuzat që rëndonin ndaj tij, më saktësisht akuzat nga 4 burra të ndryshëm për ngacmim dhe sulm seksual, ranë të gjitha, ndërsa aktori 64-vjeçar rezultoi i pafajshëm dhe fitoi gjyqin. Gjatë proçesit gjyqësor, i cili ka nisur shumë kohë më parë, dëshmuan 4 viktimat e supozuara, të cilët…

Read More

Disa veprime mund ta bëjnë lidhjen më të fortë dhe më të shëndetshme. Është shumë e rëndësishme që të përpiqeni të dy, ndaj ja ku e keni një listë me gjërat që mund të bëni dhe qëllimet që mund t’i vendosni vetes. Vendosni pritshmëri të qarta dhe të arritshme për lidhjen tuaj Mësoni gjuhën e dashurisë që ka secili prej jush Kaloni kohë cilësore bashkë Gjeni kohë edhe për jetën seksuale Udhëtoni diku bashkë Kaloni kohë me miqtë e përbashkët Bëni një test interesant Flisni për tematika të ndryshme aktuale Bëni bashkë aktivitet fizik Krijoni një rutinë mëngjesi dhe mbrëmjeje…

Read More

Dua Lipa është shumë pranë, saktësisht në jug të Shqipërisë, duke kaluar pushimet e verës dhe duke pozuar si një yll në peizazhet fantastike të jugut. Me aq sa Dua ka treguar në fotot e publikuara, duket se ajo ka vendosur t’i kalojë pushimet në Kep Merli, Ksamil. https://www.instagram.com/p/CvMo8TQsweI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6745d906-d3d5-49ad-bf9c-0faf347fe754 Dua postoi një album me foto në Instagram, me mbishkrimin “Shtëpi”, shoqëruar me flamurin e Shqipërisë, për të na treguar se po, ka ardhur për të kaluar ca ditë të bukura në habitatin e vet. https://www.instagram.com/p/ChhpCsTM_GL/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8bf77380-0630-486a-b93c-c513c444a077 Edhe verën e kaluar, Dua zgjodhi që të kalojë pushimet në Shqipëri, ku vizitoi plazhe,…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”. Fansat janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tyre. Kur ata bëjnë postime në rrjetet sociale dhe nuk shfaqen bashkë, ndjekësit i pyesin menjëherë “ku e ke Kiarën?” apo “ku e ke Luizin?”. Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, duke udhëtuar Në videon në fjalë, fillimisht shfaqet Kiara dhe më pas ka kapur edhe këngëtarin e dashur për publikun. Duke qenë se moderatorja ka…

Read More

Armaldo Kllogjeri e ka gati projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “O jetë” dhe do të publikohet ditën e nesërme. Kjo u bë e ditur nga vetë Armaldo në një postim në Instagram. Mirëpo përpos komenteve pozitive, dikush iu shpreh që më mirë të mos e publikojë si projekt. Pikërisht këtë koment, Maestro nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Faleminderit që më ndjek. Të kujtoj që ke foto profili një vogëlushe të mrekullieshme dhe nuk është mirë që me foton e saj të jenë të tilla projekte. Suksese dhe ti në projektet e tua”.

Read More

Luiz Ejlli ka publikuar pak më parë projektin e shumëpritur, “Dedikim”, i cili ashtu siç ka vetë titullin, është për partneren e tij, Kiara Titon. Në një pjesë të tekstit, Luizi dëgjohet të këndojë: “Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”. Mirëpo a është vetë Kiara pjesë e klipit? Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesor janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin. E teksa të gjithë presin daljes e Kiarës, kjo e fundit shfaqet në fund. https://youtu.be/XQp_kG4zPPI

Read More

Marrëdhënia mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit është një nga çështjet që ende vazhdon të përflitet e të ngjallë kuriozitet edhe kaq kohë pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Padyshim që dyshja nuk kanë të njëjtin raport miqësor ashtu si në fillimet e programit, ama duket se i kanë lënë mënjanë hatërmbetjet mes tyre. Së fundmi Efi ka organizuar një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre e pyeti në lidhje me dedikimin që Luizi do të publikojë për Kiarën. “Do e suportosh Luizin sonte meqë nxjerr këngën?”- e pyeti ndjekësi, ndërsa Efi iu përgjigj duke…

Read More

Ashtu si finalistët e tjerë të “Big Brother VIP”, edhe për Efi Dhedhes ishte menduar t’i dhurohej një projekt, konkretisht iu ofrua të ishte imazh i “Lori Caffé”. Mirëpo, muajt kanë kaluar dhe ndjekësit janë bërë kuriozë se përse Efi nuk është bërë ende imazh i kompanisë. Ndaj teksa ajo ka organizuar së fundmi një pyetësor me ndjekësit e saj, dikush e pyeti për këtë premtim që i është bërë. Mirëpo, Efi nuk qartësoi shumë nga situata tek u shpreh se është në pritje ashtu si edhe ne.

Read More

Gazetari i njohur, Alban Musta, rikthehet në shtëpi. Ai ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku rrëfeu se pas një shkëputje të gjatë dhe disa lëvizjesh në media, shtatori e gjen më në fund në shtëpi, me të vetmin ndryshim se nuk do të jetë vetëm moderatori por edhe autori i “Në Shtëpinë Tonë”. Megjithatë, gjithçka tjetër, mbetet një surprizë që do t’ia lëmë fillimit të sezonit. Teksa moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, tha se kishte një arsye se pse e la për në fund mikun e saj, Alban, dhe që do e uronte…

Read More

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria. Ditën e sotme, ajo ka postuar  një video ku tregon se çfarë ka bërë gjatë kësaj vere. Moderatorja ka përmbledhur disa nga momentet më të bukura dhe krahas tyre ka treguar edhe një detaj tjetër, që i ka bërë shumë kuriozë fansat. Arbana ka zbuluar se po punon për një projekt, për të cilin do të flasë shumë shpejt. Ajo e ka lënë me kaq, duke mos treguar asnjë detaj tjetër. “Kjo verë ka qenë…

Read More