Instagrami i Ronaldo Sharkës është kthyer në një spektakël më vete, me moderatorin që bën postime të shumta çdo ditë, herë funny, herë thumbuese, dedikuar kryesisht figurave publike. Së fundmi, në lupën e tij ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura. Ronaldo ka publikuar një screenshot ku tregon një intervistë të saj që ka marrë 1.1 mijë klikime. “Më e përfolura e momentit me 1 mijë views. Bravo sa bukur”-shkruan ai. Më pas ka ndarë një postim që modelja ka bërë në Instagramin e saj. Ajo shfaqet në një club ku shkruan: “Pritje madhështore për kryefjalën e…
Author: Lokimagazine
Siç ishte raportuar muaj më parë, Ardian Bujupi i ka dhënë fund beqarisë. Pritej që kjo verë do të sillte ndryshime të mëdha në jetën e këngëtarit dhe kështu ndodhi. Ardiani mbajti sekret (vazhdon ta bëjë), vajzën që i mori zemrën madje edhe komplet ceremonia e kurorëzimit në Gjermani shkoi në fshehtësi të plotë. Mirëpo së fundmi, “Prive” ka zbuluar pamjet e para të vajzës, tashmë bashkëshortes së këngëtarit dhe ajo duket një yll. Mësohet se ajo ështē një shqiptare, e cila prej kohësh jeton dhe vepron së bashku me familjen e saj në Gjermani.
Katër ditë para “Alpha Show 2”, Noizy, ndërkohë që përgatitet të dhurojë spektakël, ka marrë dhe kohën e duhur për të reflektuar, falenderuar miqtë, personat e afërt dhe familjarët, si dhe për t’u kërkuar atyre një ndjesë publike dhe të sinqertë për të gjitha sfidat dhe shqetësimet që mund t’u ketë sjellë gjatë karrierës dhe rrugëtimit të tij. Në një video të postuar në llogarinë e “Alpha Show” në Instagram, Noizy shprehet: “Do të doja t’i falenderoja të gjithë ata që kanë besuar tek unë sepse bëhet fjalë (për një kohë të gjatë) që kur isha në Angli, para se…
Eni Jani, partnerja e aktorit të njohur shqiptar, Genci Fuga, ndau pak ditë më parë një lajm aspak të këndshëm me ndjekësit e saj në Instagram. Në llogarinë e saj të këtij rrjeti social, ajo bëri të ditur se Genci pësoi një goditje në tru dhe për këtë do i duhej ti nënshtrohej një operacioni. Mirëpo në pamundësi, ajo kërkoi nga çdokush që të ndihmonte me sadopak para për operacionin e partnerit të saj, i cili shkonte në 19 mijë euro. Nuk vonoi shumë dhe Eni bëri një tjetër reagim, ku teksa falenderoi të gjithë bamirësit, tregoi se shuma e…
Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump e magjepsur nga bukuria e natyrës shqiptare të cilën e vizitoi javën e kaluar, vazhdon ta paraqesë në rrjetet e saj sociale. Teksa ka postuar një foto nga pushimet, ajo ka shkruar: “Shqipëri e bukur”. Ajo pushoi për disa ditë në Shqipëri. Këtë herë destinacioni i saj ishte jugu i vendit, por nuk u mjaftua me kaq. Ajo me një helikopter, nga ajri vizitoi vende që nuk mundi t’i shihte dot nga toka. Këtë vit ishte një rikthim, e me siguri që nuk do të ngurojë ta vizitojë sërish në të ardhmen Shqipërinë.
Sipas raportimeve në media, u tha se Rina dhe Sin Boy i kanë ndarë rrugët, madje për Sin Boy u hodhën dyshime se ka nisur një lidhje të re. E këto dyshime u përforcuan me një video që ai publikoi në TikTok, ku shihej duke vallëzuar me një bukuroshe bionde. Megjithë nuk vonoi shumë pasi edhe Rina bëri diçka të ngjashme. Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në TikTok një video, ku shihej bashkë me një djalë teksa bënin thuajse të gjitha lëvizjet që Sin Boy bëri me vajzën në videon paraprake.
Enca Haxhia prej kohësh ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie me afrikanin Mickey Neblett. Në një postim të fundit, Enca ka treguar tatuazhin që i dashuri i saj ka bërë dedikimi për të. Fotoja tregonte dy inicialet ‘RU’ në qafen e tij që nënkuptojnë emrin e saj të plotë Ruensa. “Ru e Encës së tij”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit.
Kiara dhe Luizi janë padiskutim një nga çiftet më në zë të momentit. Shumë të dashur për publikun, dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave. Teksa ata u njohën brenda shtëpisë së BBV, Kiara dhe Luizi kaluan shumë vështirësi dhe lidhja e tyre pati ulje-ngritje, teksa padiskutim që dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri arritën të ndikojnë edhe në lidhjen e tyre. Por dashuria triumfon dhe i tillë ishte edhe rasti i dyshes, teksa ata u martuan në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, në inboksin e “Loki Magazine”…
Cardi B u pa në një video duke hedhur mikrofonin e saj drejt një pjesëtari të audiencës, i cili i hodhi pijen reperes në skenë. klipi filloi të qarkullojë në rrjetet sociale të shtunën, ku tregon muzikantin të habitur kur personi në turmë i hedh lëngun nga një gotë teksa ajo po performonte. Në shenjë hakmarrjeje, Cardi B e hedh mikrofonin te personi ndërsa duket se i bërtet. Pas incidentit, llogaria e reperes e ka rishpërndarë videon në Twitter.
WhatsApp prezantoi së fundmi një opsion të ri, i cili u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe të shkurtra video. Përmes këtij opsioni, përdoruesit tani mund të regjistrojnë video të shkurtra dhe t’i dërgojnë ato si një alternativë ndaj mesazheve me tekst. Këto mesazhe video në kohë reale mund të zgjasin deri në 60 sekonda. Dërgimi i një mesazhi video është i ngjashëm me dërgimin e një mesazhi zanor. Kur marrësit hapin video-mesazhin në bisedë, videoja nis automatikisht pa zë. Megjithatë, kur vetëm nëse klikoni në video mund ta dëgjoni edhe audion.