Author: Lokimagazine

Kiara Tito dhe Luizi vazhdojnë të jenë padiskutim një nga çiftet më të ndjekur dhe të komentuar. Dyshja filluan njohjen e tyre brenda mureve të shtëpisë vip dhe sot vijojnë të shfaqen përkrah njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë. E së fundmi, pamjet e Kiarës në rrjet kanë ngritur dyshimet tek ndjekësit se ajo është në pritje të ëmbël. Moderatorja shfaqet me një fustan të gjerë i cili të jep përshtypjen e një barku të rrumbullakosur. Megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ndjekësit mendojnë se një bebe mund të jetë rrugës. Kujtojmë se në daljen e tyre të fundit çifti…

Read More

Një ish-punonjëse e kompanisë Mattel ka përshkruar përvojën e saj të punës për krijuesit e “Barbie”. Lara Weber ka shprehur përshtypjet më të mira për degën në Australi duke theksuar se ambienti i punës ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që shfaqet në film. “Ai ishte e kundërta nga ajo që ishte realisht të punuarit atje”, thotë ajo në videon e postuar në Tik Tok. “Çdo ndarje e zyrës ishte me tematikën e lodrës ndërsa kishte zyra mbledhjesh si për Barbie, ashtu edhe për Hot Wheels. Ishte zyra më argëtuese dhe shumëngjyrëshe.” Weber shpjegon se pjesa më e madhe e…

Read More

Pas mbarimit të BBV, në rrjet është aluduar shpesh për një lidhje të mundshme të Dea Mishel dhe Krist Aliaj. Megjithatë, këtyre aludimeve i ka dhënë fund Kristi me një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime On Top”. Ai tregoi ndër të tjera se me Dean nuk ka një lidhje, duke shtuar më pas se e konsideron si “shok”. https://www.instagram.com/reel/CvNTtWSOZKI/?igshid=MzRlODBiNWFlZA== Deklaratës së Kristit i ka reaguar pak më parë Dea Mishel. Teksa postoi momentin ku ai shprehej se nuk ka asgjë mes tyre, krahas videos Dea shkroi: “Faleminderit për marketingun”, shoqëruar me nota humori, duke treguar kështu se nuk…

Read More

Një nga marrëdhëniet më të bujshme të Hollywood-it vitin e kaluar ka qenë ajo e Kim Kardashian dhe komedianit Pete Davidson, praktikisht lidhja e parë e Kim pas divorcit me Kanye West. Teksa lidhja e tyre zgjati më pak së një vit të plotë, në një nga episode e fundit të “The Kardashian”, themeluesja e SKIMS tregoi se e kishte ‘përdorur’ Pete për të kapërcyer marrëdhenien me ish-bashkëshortin e saj. Ylli televiziv tregoi se kjo strategji nuk e ndihmoi atë ta kalonte lidhjen në mënyrë të shëndetshme. Madje ndër të tjera, Kim i këshilloi motrat e saj se është më…

Read More

Mozzik u përball mbrëmē me një ngjarje të pazakontë në club-in ku ishte parë të performonte. Reperi i njohur, i cili po vazhdon suksesshëm turin e tij veror, u paraqit para publikut në skenë por kësaj radhe performanca e tij u ndërpre ende pa nisur pasi skena u mbush me policë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Mozzik dëgjohet duke thënë: “Ju kërkoj falje. Faleminderit që keni ardhë sonte por duhem me lëshu klubin se paska ndodh diçka. Shihemi Gjilan ju dua shumë”. Dikush nga stafi shton më pas se nuk ka ndodhur asgjë por duhet ‘lëshuar klubi…

Read More

Duket se kënga e publikuar nga Luiz Ejlli ditën e djeshme, e cila ishte një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, ka krijuar mjaft trazira në rrjet. Kjo pasi u përfol shumë si fillim se kënga ka ngjashmëri me atë të Mevlan Shabës për Ledianën. Mirëpo duket se kritikat nuk mbarrojnë me kaq. Edhe opinionistja e “BBV 2”, Zhaklina Lekatari, duket e bindur se kënga e Luizit është e kopjuar, duke treguar edhe disa “prova” në rrjetin social, Instagram. Ajo postoi një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti, pak pasi Luizi bëri publike këngën e tij. Vija melodike…

Read More

Dashi-Do të jetë një ditë rutinë për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiqni planin tuaj ditor dhe nuk do të devijoni aspak. Mos humbisni kohë me gjëra të tjera. Demi-Dita do të fillojë mirë për ju, falë planetëve që janë për t’ju mbështetur. Marsi, Jupiteri, Plutoni dhe Hëna sëbashku janë aleatët e tu, kështu që vështirë se do ketë diçka që mund t’ju mërzisë sot. Binjakët-Këshillat nuk ju mungojnë këto kohë, madje duket sikur të gjithë e dinë se cila është gjëja e duhur për ju. Shanset janë që secili prej tyre ta ketë gabim. Nuk ju duhet…

Read More

Që prej daljes së tyre nga shtëpia e “BBVIP”, u aludua se Kristi dhe Dea janë në një lidhje dashurie, kjo falë postimeve të ndryshme apo “ngacmimeve” nëpër intervista apo rrjete sociale, megjithëse të dy e kanë mohuar se ka dicka më shumë se miqësi mes tyre. Megjithatë, fansat e tyre dhe jo vetëm, kanë vazhduar me dyshimet, ndoshta nga dëshira për t’i parë bashkë, por për t’i dhënë fund çdo aludimi ka menduar vetë Kristi sot, në një intervistë për “Pushime On Top”. Ndër të tjera, ai është pyetur pikërisht edhe për Dean, por përgjigja e tij tregon cdo…

Read More

Pas mbarimit të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, pak muaj më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Efi Dhedhes do të jetë zëvendësuesja e Bora Zemanit në “Përputhen”. Madje, disa burime edhe e konfirmuan diçka të tillë. Mirëpo vetë Efi nuk iu përgjigj kurrë këtyre aludimeve, deri më sot. Në një mini intervistë që ajo krijoi në Instagram, dikush e pyeti për projektet e reja. Efi tregoi se sigurisht që priten projekte të reja nga ajo, por si për mos të lënë më vend për aludime se do jetë moderatore në “Përputhen”, ajo tha: “Projekte të reja? Po,…

Read More

Rosalia dhe Rauw Alejandro i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa ditë më parë, ku tradhtia nga ana e artistit u përfol se ishte shkaku i ndarjes Mirëpo, vetë Alejandro ka reaguar së fundmi, me anë të një postimi të gjatë në Instagram, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime. “Gjatë gjithë këtyre viteve, ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale, si dhe në të gjitha momentet e lumtura që kam jetuar me partneren time. Nuk e kam menduar kurrë se do të isha në një pozicion ku do të më duhej të jepja një deklaratë publike për…

Read More