Prej mbrëmjes të së shtunës Luizi ndodhet në një dhomë të izoluar me Oltën, Kristin dhe Armaldon për shkak se thyen rregullin duke diskutuar nominimet.
Kjo ka bërë që ai të jetë larg Kiarës, ndaj dyshja kanë kominikuar me njëri tjetrin përtej murit.
Mëngjesin e sotëm Kiara e ka nisur ditën duke përshëndetur Luizin, mirëpo ky i fundit duket se u bë xheloz për konkurrentin e ri, Beatin.
Në mungesë të Luizit, sot ishte Beati ai që i bëri kafen e përhershme të mëngjesit Kiarës ndaj Luizi iu drejtua se do të jetë kafeja e fundit që ai do t’i bëjë.