Author: Lokimagazine

Puntata e sotme e “Zemër Luana” i ishte dedikuar hip hop-it e të ftuarit e kësaj mbrëmje ishin dy ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, Getoar Selimi dhe Mc Kresha. Dy reperët janë vendosur përballë njëri-tjetrit, në një sfidë përsa i përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër. E një ndër pyetjet e lojës bëri që Getoari të tregonte për herë të parë një ngjarje jo të lehtë të jetës së tij. Geti ka treguar se ditën që Marget erdhi në jetë, ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë. Në vijim reperi sqaroi se…

Read More

Prej kohësh në rrjet po përflitet se dy motrat, Olta dhe Gerta Gixhari nuk kanë aspak raporte të mira me njëra-tjetrën. Mirëpo aludimeve duket se iu erdhi fundi pasi së fundmi teksa Gerta ishte e ftuar në “Big Brother VIP Fun Club”, sqaroi njëherë e mirë marrëdhënien që ka me Oltën. “Përpara pak emisionesh kemi patur një pyetje që është bërë shumë virale në rrjet dhe në studio është thënë që ti dhe Olta nuk keni marrëdhënie me njëra-tjetrën. Si qëndron e vërteta”, e pyeti Arditi, të cilës Gerta nuk ngurroi t’i përgjigjej. “Nuk sqaroj asgjë nuk kam çfarë të…

Read More

Disa ditë më parë, Dea Mishel arriti të fitojë “Testin e Inteligjencës” në “Big Brother VIP”, megjithëse shumë prej përgjigjeve të saj janë bërë “meme” në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë ka reaguar së fundmi dhe gazetarja e njohur, Sonila Meco. Teksa ka bërë një postim të gjatë në Facebook, Sonila shkruan: “Nuk na e ka fajin Dea Mishel, nuk na e ka!Po si ka mundësi vëmë kujën për formimin e një të reje shqiptare, që jeton e studion këtu dhe nuk ka marrë përsipër të promovojë asnjë institucion arsimor në vend duke e mallkuar, sharë, fyer, denigruar, masakruar…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas një nominimi direkt përballë Kiarës dhe Luizit. Ishte Dea Mishel ajo që coi në nominim grupin LEK, pasi produksioni i dha një mundësi të artë pasi fitoi “Lojën e inteligjencës”. Mirëpo, ditën e sotme ka ardhur reagimi i parë i Efit në lidhje me rrugëtimin e saj brenda reality showt. Teksa postoi një foto në rrjetin e saj social, Instagram, Efi shkruan: “ME KOKEN LARTE DHE BUZEQESHJE NE FYTYRE Keshtu nisi ky udhetim per mua dhe keshtu perfundoi. Faleminderit te gjitheve per mesazhet tuaja te perzemerta…

Read More

Eleminimi i Efit mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP” shtangu si banorët ashtu edhe publikun. Për arsye se fitoi “Lojën e Inteligjencës”, megjithëse mendoi se Skënderbeu ka lindur në vitin 1956, Dea Mishelit iu dha një mundësi mjaft e mirë nga produksioni i “Big Brother VIP”. Mirëpo, dita e sotme ka nisur me mjaft dyshime nga publiku përsa i përket vërtetësisë së produksionit. Por nga lindën këto dyshime? *Dea Mishelit iu dha mundësia për të nxjerrë menjëherë tre banorë në nominim. *Ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Efin, ku “publiku” votoi për eleminimin e kësaj të fundit. Mirëpo…

Read More

Debati mes Deas dhe Luizit mbrëmjen e kaluar, ishte një nga bisedat më të përfoluara ditën e sotme në shtëpi. Duke folur me Oltën dhe grupin e saj, Dea u shpreh se Luizi ka frikë prej saj, sepse e tremb fakti që ajo nuk del nga vetja. Sipas Deas, Luizi e humbi komplet mbrëmë kur pa që ajo ishte shumë gjakftohtë dhe nuk reagoi aspak. Ajo shtoi se Luizi thjesht përpiqet t’i nxjerrë njerzit nga vetja dhe se ai nuk ka më aleanca brenda shtëpisë. “Luizi është trembur nga unë dhe kam frikë se do e kamuflojë duke thënë “po…

Read More

Fjoralba Ponari, shpeshherë ka folur mbi situatave dhe ngjarjeve në “BBVA”, duke mos i kursyer edhe kritikat për sjelljet e banorëve. Si fillim, po iu rikujtojmë pak se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme. “Deas iu dha një zarf surprizë nga produksioni, ku mund të nxirrte në nominim tre banorë dhe ajo tha emrat e Luizit, Kiarës dhe Efit, duke përçarë kështu grupin e tyre. Pas nominimit, publiku vendosi që shtëpinë ta linte Efi dhe kjo solli një sërë komentesh dhe kritikash ndaj zgjedhjes së Deas.” Kalojmë te postimi i Fjoralbës: “Reagimet histerike në turmë nga njerëzit jashtë kundrejt “lojës” së…

Read More

Efi Dhedhes ishte e ftuar në puntatën e sotme të “Big Brother VIP Fan Club” pasi u eleminua gjatë spektaklit të djeshëm. Pjesë e panelit ishte gjithashtu motra e Oltës, gazetarja Gerta Gixhari, me të cilën Efi pati një përplasje. Në diskutim e sipër, Gerta iu drejtua Efit duke i thënë se mori vendimin të bëhej grup me Luizin vetëm pasi kuptoi se nuk ia doli dot të ishte kundër tij. Nga ana tjetër, Efi e quajti Oltën si femrën më të lig brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, gjë që nuk i pëlqeu aspak Gertës dhe bëri që debati…

Read More

Këngëtarja Fifi po shijon muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Ndonëse shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur ka qenë më e rezervuar gjatë kësaj periudhe. Fifi së fundmi ka publikuar një tjetër pamje me barkun e rrumbullakosur duke zbuluar se ndodhet në javën e 29-të. “Qetash kom nis me u trashë, java e 29-të e shtatzënisë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Read More

Eliminimi i Efit ishte i papritur dhe një surprizë e pakëndshme për Luizin, Kiarën dhe një pjesë të madhe të publikut. Sot, Luizi u përlot për eliminimin e mikes së tij dhe më pas, në një bisedë me Armaldon, u shpreh: “Të kishte ikur Kiara, për lojën, do të ishte më mirë për mua. Absolutisht më mirë”. “Edhe unë këtë mendova, që mund të ikte Kiara dhe ti dhe Efi do të bënit një lojë më të fortë”, ia ktheu Armaldo. “Do i kishim marrë para”, tha Luizi, duke diskutuar se si do të kishte shkuar strategjia në rast se…

Read More