Fjoralba Ponari, shpeshherë ka folur mbi situatave dhe ngjarjeve në “BBVA”, duke mos i kursyer edhe kritikat për sjelljet e banorëve.
Si fillim, po iu rikujtojmë pak se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme.
“Deas iu dha një zarf surprizë nga produksioni, ku mund të nxirrte në nominim tre banorë dhe ajo tha emrat e Luizit, Kiarës dhe Efit, duke përçarë kështu grupin e tyre. Pas nominimit, publiku vendosi që shtëpinë ta linte Efi dhe kjo solli një sërë komentesh dhe kritikash ndaj zgjedhjes së Deas.”
Kalojmë te postimi i Fjoralbës:
“Reagimet histerike në turmë nga njerëzit jashtë kundrejt “lojës” së djeshme (ku e kemi konstuatuar tanimë që justifikoni çdo gjë/ s’ka rregulla e më the e të thashë, kur u leverdis), me gjuhë urrejtjeje, ndëshkime e denigrime të sugjeruara në forma nga më mesjetaret, janë shokuese…janë shuplaka më e fortë për të gjithë ata njerëz që kontribuojnë që ky vend të bëjë para drejt vlerave njerëzore.
Edhe mos u lodhni kot të replikoni se s’ma ndien hiç për lojën aty brenda, po flas për ku që jeni me pult e me telefon në dorë; për po ju, që bëni si të habitur e të trishtuar në kronikat e zeza që janë të mbushura me vrasje të grave. Ju vetë, i vrisni nga pak çdo ditë”.
Disa ditë më parë, ajo ka bërë edhe disa postime në Twitter, ku thoshte:
“Meqë doni qëndrimet e mia në lidhje me “BBVA”:
E para, s’kam për të adresuar më asgjë seriozisht, për sa kohë aty është vënë një taban i shëmtuar dhe çdo gjë, si nga banorët/ produksioni dhe të gjithë ju me reagimet tuaja histerike, keni zgjedhur të justifikoni çdo gjë nën petkun e lojës”, shkroi fillimisht Fjoralba.
Mqs doni qendrimet e mia ne lidhje me bb, e para skam per te adresuar me asgje seriozisht sa kohe aty eshte vene nje taban i shemtuar dhe cdo gje,si nga banoret/produksioni dhe gjithe ju me reagimet tuaja histerike jashte keni zgjedhur te justifikoni cdo gje nen petkun e lojes.
— Fjoralba Ponari (@FjoralbaPonari) February 2, 2023
Më tej, vijoi:
“Lufta ime me vërtetësinë e problematikave jashtë, do të vazhdojë njësoj, si para/gjatë, apo pas “Big Brother Vip Albania”, sepse e kam bërë/ e bëj/ do ta bëj për parimet e mia dhe jo për hatër të filanit apo fistëkut, sa për numër”.
Lufta ime me vertetesine e problematikave jashte do te vazhdoje njesoj, si para/ gjate apo pas bb, sepse e kam bere/ e bej/ do ta bej per parimet e mia dhe jo per hater te filanit apo fistekut sa per nr.
— Fjoralba Ponari (@FjoralbaPonari) February 2, 2023
Për ta përmbyllur qëndrimin e saj, moderatorja u shpreh:
“Dhe tjetra: Edhe kur të vendos të reagoj për ato brenda në formën që përmenda, do ta bëj sepse dua unë, sepse kam kohë unë dhe nerva unë, jo ju”.
Dhe tj edhe kur te vendos te reagoj per ato brenda ne formen qe permenda, do ta bej sepse dua une, sepse kam kohe une dhe nerva une, jo ju.
— Fjoralba Ponari (@FjoralbaPonari) February 2, 2023