Author: Lokimagazine

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë sezon të “Big Brother VIP” po përflitet se brenda shtëpisë po përdoret telefon. Aludimet filluan dy ditë më parë gjatë momentit të tërmetit. Teksa Diola ishte shtrirë në krevat, në momentin kur është ndjerë tërmeti brenda shtëpisë, ajo u ngrit menjëherë duke u shprehur: “Duhet të marr vajzat” Kaq mjaftoi që publiku të shpërthejë në kritika dhe akuza se në shtëpinë e BBV përdoret telefon, gjë që është kundër rregullores.

Read More

Pas disa javësh në kërkim, Fero ka rënë në duart e Policisë së Kosovës. Reperi i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë. I njëjti, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”

Read More

Meridian Ramçaj zbuloi ditën e djeshme në “RTV Ora” se Luiz Ejlli është kërkuar në Google më shumë se 125 milion herë brenda 20 ditëve. Përpos kësaj, Meridiani çuditi disi kur zbuloi se çfarë pritet të ndodhi në surprizën e rradhës për Luizin. Ai tregoi se kanë ardhur kërkesa për një helikopter dhe 10 parashuta të cilat do të ngrihen njëherësh rreth shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por që ende nuk ka ardhur konfirmimi nga Top Channel. “Të them unë që kam kërkesa për helikopter, ti do çuditesh. Por, nuk është dhënë ende leje nga Top Channel për të…

Read More

Luiz Ejlli, banor i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania, është kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun, të cilët nuk kanë nguruar ta shprehin hapur mbështetjen e tyre për të. Madje një protestë me më shumë se 200 persona u bë në ndidhmë të tij pak ditë më parë përballë “Top Channel” pasi u tha se vuan nga një sëmundje. Mirëpo duket se nuk mbaron me kaq. Meridian Ramçaj ka zbuluar së fundmi në “RTV Ora” se hashtag-u i Luiz Ejllit ka arritut një numër të madh kërkimesh në “Google”. Ai tregoi se në vetëm 20…

Read More

Blendi Fevziu ka komentuar së fundmi fenomenin Big Brother dhe fiksimin e shoqërisë shqiptare pas emisioneve reality show. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se nuk e ka ndjekur këtë program, pasi nuk ka kohë, por deklaroi se problemi më i madh i shoqërisë shqiptare është mungesa e shkollave dhe arsimit. Ylli Rakipi: “Tani ka filluar histeria për Big Brother-in. Si e mendoni ju? Mos jemi budallallepsur më shumë seç duhet të gjithë bashkë si shoqëri?” Blendi Fevziu: “Unë Big Brother-in nuk e njoh si koncept, nuk e kam parë asnjëhere dhe nuk e di…

Read More

Dashi: Çështjet praktike që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Kjo nuk është asgjë alarmante, Dashi, vetëm disa detyra që mund t’i keni shtyrë, si pastrimi i shtëpisë ose puna në oborr. Kërkoni ndihmë nga anëtarët e tjerë të familjes tuaj. Ju keni përgjegjësi të tjera për të parë. Nuk është e drejtë të duhet t’i bësh të gjitha vetë. Demi: Çështjet që përfshijnë komunitetin tuaj mund të kërkojnë vëmendjen tuaj. Kjo ka të ngjarë të përfshijë komunikimin në një farë mënyre. Ndoshta dëshironi të bëni disa telefonata, të shkruani letra ose…

Read More

Duket se rrugëtimi i reperit Getinjo brenda shtëpisë së “BBV Kosova” ka ardhur drejt fundit. Megjithëse reperi ishte i pari që hyri në këtë program dhe ka qenë banori i vetëm që nuk u nominua kurre, përgjatë Prime-it të sotëm ai ka kërkuar të largohet nga BBV. Reperi është shprehur se nuk ka dashur ndonjëherë cmimin e madh por donte ta provonte si eksperiencë. Ai shton se këtë tërheqje nuk e quan dorëzim pasi nuk e ka parë si garë. Ndërkohe, Stresi ka shpërthyer në lot dhe është shprehur sërish se nëse Geti largohet do e lërë dhe ai lojën…

Read More

Gazetari i njohur Bledi Mane ka krijuar gjithmonë bujë me deklaratat e tij të drejtpërdrejta, madje shpesh herë është futur në telashe. Ai njihet per thumbat që u bën personazheve të njohur, madje së fundmi nuk ka kursyer as banoren e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Olta Gixharin. Teksa ishte i ftuar në një intervistë, Bledi tha se teknologjia i ka dhënë mundësinë shumë njerëzve të lëvrojnë në profesione të ndryshme, por theksoi se përmes teknologjisë nuk bëhesh dot aktor. Sipas gazetarit problemi qëndron dhe te shkollimi. “Shkollat tona për shembull, fakulteti im ka nxjerrë çdo vit me qindra gazetarë,…

Read More

Një koment i bërë nga Kejvina së fundmi gjatë përplasjes me Luizin ka nxitur reagime te ashpra në rrjet. “Mos harro që unë e kam në jetë babain akoma”, tha ajo duke sulmuar këngëtarin. Në lidhje me këtë deklaratë tronditëse, së fundmi ka reaguar dhe moderatorja e njohur e Top Channel, Fatma Haxhialiu. Ajo ka shkruar se sado e prekur dhe e fyer të jetë ndjerë modelja, komenti i saj i ka kaluar kufijtë. “E kuptoj që ndihet e fyer dhe e prekur Kejvina, po ky lloj fjalori, kjo mënyrë reagimi, realisht kaloi kufijtë. Ça ishte ajo e kam babën…

Read More

Prime-in e të shtunës, pjesa më e madhe e banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” prisnin që mes të nominuarve, i larguari të ishte Luiz Ejlli. Mirëpo ndryshe nga dëshira e tyre, publiku vendosi që Luizi të vazhdojë garën, duke eleminuar Mikelën. Ky vendim nuk i pëlqeu aspak banorëve, madje Kejvina deklaroi se nëse Luizi nuk largohej nga shtëpia, do të largohej ajo vetë. Jo vetëm Kejvina, por shumë prej banorëve janë treguar të indinjuar nga publiku dhe produksioni përgjatë këtyre ditëve. Më poshtë do të gjeni disa prej diskutimeve të banorëve me njëri-tjetrin në lidhje me vendimin…

Read More