Një nga çiftet më të pëlqyera të momentit, PM&Sarah janë thuajse 24/7 në vëmendje të fansave të tyre. Një mungesë e takimeve të përbashkëta apo detaji më i parëndësishëm shpesh krijon shqetësim sa i përket raportit të tyre. Pyetjes se a janë bashkë, nuk i ka shpëtuar as Sarah në një nga sesionet e pyetjeve me fansat. Ajo ka pasur një përgjigje epike. “Mesa di une po, nuk e di çfarë informacionesh keni ju” – ka deklaruar Sarah. Më herët, Sara ka treguar për një intervistë se si po shkon lidhja e saj e dashurisë me Dj PM. Ajo madje…
Author: Lokimagazine
Si çdo gjë tjetër në jetë edhe vera, sado që rrit hormonin tonë të lumturisë, vjen me efekte anësore. E kemi fjalën për infeksionet vaginale që gjatë stinës së nxehtë janë edhe më të pranishme. Në temperatura të larta, është shumë e rëndësishme ta mbani të freskët, higjenike dhe të shëndetshme zonën tuaj intime. Ç’mund të bëni për t’i parandaluar dhe çfarw s’dini rreth tyre? Mund të bëhen rezistente ndaj mjekimit Duke qenë se shumë femra marrin mjekime pa pasur një infeksion të mirëfilltë mykotik, këto baktere me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj antibiotikëve dhe luftimi i infeksionit bëhet…
Vite më parë, Ledri Vula dhe Dua Lipa kanë pasur një lidhje dashurie. Mirëpo, ndonëse tashmë ka familjen e tij, reperin nuk ngurojnë ta pyesin për këngëtaren me famë botërore. Së fundmi, ai është pyetur nëse është penduar që nuk e vazhdoi lidhjen me Duan, pasi mund të ishte futur në tregun ndërkombëtar. Ledri e ka mohuar këtë gjë, duke u shprehur: “Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”. Më tej, Vula ka zbuluar edhe mesazhin që ka…
Fotot e Georgina Rodriguez-it gjatë pushimeve në Ibiza bënë xhiron e rrjetit ditët e fundit dhe mediat e tepruan me titujt bullizues që komentonin trupin e saj. Pas reagimeve kundër këtyre titujve tendenciozë ka ardhur edhe reagimi i vetë partneres së Cristiano Ronaldo-s. Ajo ka publikuar në Instastory një artikull të shkruar nga “Glamour”, i cili titullohet “Georgina Rodríguez me bikini pas lindjes është gruaja e fundit e padukshme”. Ndërkaq, në artikull shkruhej: “Imazhet e saj me rroba banje gjatë pushimeve në Ibiza janë bërë një mundësi e re për mediat dhe rrjetet sociale që të gjykojnë pamjen e saj…
Për ta duhet të ishte dita më e lumtur, por në fakt ndodhi e kundërta. Tom Mann humbi partneren e tij Danielle Hampson disa javë më parë, pikërisht ditën kur do të martoheshin. Në një postim në Instagram, ylli i “X Factor” ka shpërndarë një foto të tij duke puthur të ndjerën së bashku me mbishkrimin: “Pothuajse tri javë nga ajo që do të mbetet gjithmonë dita më e keqe e jetës sime. Ende në tronditje dhe ende pa fjalë. Dani im i bukur është një humbje e papërshkrueshme. Asgjë nuk mund të thuhet apo bëhet, por unë duhet të…
I ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj, Ledri Vula ndau detaje interesante nga lidhja e tij me blogeren. I pyetur se çfarë kishte Sara që i fitoi zemrën, reperi u shpreh se si fillim paraqitja dhe më pas zemra e saj. “A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet,”-tregoi Ledri. Pas kësaj deklarate të reperit, ajo çfarë mori vëmendjen më të madhe ishte reagimi i Donaldit. “Sa problem është ajo kur është e bukur dhe është kështu bosh fare, ke…
Yjet e filmit Spider-Man, Zendaya dhe Tom Holland po e çojnë marrëdhënien e tyre një hap drej martesës pasi u fotografuan duke kërkuar shtëpi së bashku. Çifti i ri u pa së fundmi në një zonë rezidenciale të New Yorkut, ku ata vizituan për blerje një shtëpi prej 5.35 milionë dollarësh. Çifti u takua në xhirimet e “Spider-Man: Homecoming” në 2017, ku Zendaya luante MJ, shoqen e klasës së personazhit të Peter Parker. Çifti e zhvendosi dashurinë e tyre nga ekrani i vogël, në jetën reale në vitin 2021. Ata gjithashtu kanë adoptuar së bashku një qen pitbull të quajtur…
Në fillim të muajit shkurt me një propozim romantik në vendin e dashurisë Itali, këngëtari Art Abazi i propozoi të dashurës së tij shumë vjeçare, Rrezes. Këngëtari nga Prishtina dhe balerina nga Tirana ishin një çift ikonë e Instagramit, përmes postimeve të shumta të përbashkëta duke ushqyer pasionin e njëjtë atë për udhëtimin. Por këto shkrepje u zhdukën, tash e disa javë, pasi këta dy i kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta e për më tepër as nuk ndiqen më në rrjete sociale. I kontaktuar nga Prive Arti pati një përgjigje të shkurtër mohuese. “Faleminderit për kujdesin por jo…
Së fundmi një video e Bora Zemanit po bën xhiron e rrjetit. Ajo postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, specifikisht në një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit dhe të gjithë kanë etiketuar Donald Veshajn, duke menduar se i dedikohet atij. “Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri…
Reperi i njohur shqiptar, Fero, feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 25-të. Ndër urimet për reperin nuk kishte si të mungonte edhe ai i partneres së tij, Arbenita Ismajli. “Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak. Të dua”, ka shkruar ajo në postimin e shpërndarë, teksa ka ndarë disa nga momentet e saj të bukura me Feron. Kujtojmë se Fero dhe Arbenita janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina.