Një nga çiftet më të pëlqyera të momentit, PM&Sarah janë thuajse 24/7 në vëmendje të fansave të tyre.
Një mungesë e takimeve të përbashkëta apo detaji më i parëndësishëm shpesh krijon shqetësim sa i përket raportit të tyre.
Pyetjes se a janë bashkë, nuk i ka shpëtuar as Sarah në një nga sesionet e pyetjeve me fansat.
Ajo ka pasur një përgjigje epike.
“Mesa di une po, nuk e di çfarë informacionesh keni ju” – ka deklaruar Sarah.
Më herët, Sara ka treguar për një intervistë se si po shkon lidhja e saj e dashurisë me Dj PM. Ajo madje ka rrefyer edhe se për çfarë debaton më së shumti me Dj PM.
“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qelluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”, ka thënë Sara më herët.