Këngëtarja dhe aktorja Chloe Bailey u rendit ndër të veshurat më mirë në Billboard Music Awards 2022 të dielën. Ajo u shfaq me një fustan të zi lëkure të stiluar nga Valdrin Shahiti, duke u bërë ylli i radhës që zgjedh stilistin shqiptar për një ngjarje të rëndësishme. Fustani i gjatë deri në fund të këmbëve në pjesën e sipërme ishte golf, me shpatulla të theksuara me majë dhe me doreza, ndërsa vinte i hapur në pjesën e barkut. Si aksesorë ylli i muzikës përdori bizhuteri ari, përfshirë byzylykë të trashë dhe vathë që binin në sy. Pak javë më…
Author: Lokimagazine
Kalush Orkestra ishin grupi që fitoi Evrovizionin, duke i dhënë Ukrainës vendin e parë. Menjëherë pas fitores, djemtë e grupit deklaruan se do të ktheheshin në atdhe për të luftuar, ndërsa së fundmi kanë bërë dhe një gjest tjetër human për vendin e tyre. Ata kanë nxjerrë në ankand trofeun e Evrovizionit, duke thënë se të ardhurat që do mblidhen nga shitja e tij do të shkojnë për bamirësi. “Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po…
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar ligjërisht në gjykatën në qendër të qytetit në Santa Barbara, Kaliforni, vetëm një muaj pasi mbajtën një ceremoni private martese në Las Vegas pa licencë martese. Çifti që u fejuan në tetor të vitit 2021, shkëmbyen premtime me një numër të vogël të të dashurve dhe truprojat e tyre, duke përfshirë gjyshen e saj nga nëna Mary Jo ‘MJ’ Campbell dhe babain e Barker, Randy, të dielën. Pasi u kurorëzuan, 42-vjeçarja dhe bateristi, 46 vjeç, u panë duke u larguar me një kabriolet të zi të cilësisë së mirë me një tabelë ku…
Paralojë mund të bëni sa të doni, kështu që pa panik! E kemi fjalën për ato zakonet e përhershme që i bëjmë pa u menduar gjatë, por që ndikojnë në performancën dhe kënaqësinë gjatë seksit. 1. Qëndroni larg ushqimeve pikante Ushqimet pikante ndikojnë në aromën vaginale dhe shkaktojnë fryrje dhe gazra. Një ide aspak e mirë para seksit. 2. Mos pini shumë alkohol Sigurisht që një sasi e caktuar mund t’ju sjellë në qejf por teprimi me alkoholin, mpin shqisat tuaja duke e bërë të paarritshme orgazmën. 3. Mos përdorni furça dhëmbësh elektrike Mund të duket pa lidhje por furçat…
Shpesh në mëngjes koha nuk na premton dhe për të mos dalë me stomakun bosh nga shtëpia marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe të jep energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se janë plot me kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një mundësi e shkëlqyeshme për vaktin e parë të ditës. Arsyeja? Nëse nuk është shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t’ju…
Moderatorja Eva Murati, e cila deri para ca kohë më parë ishte e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, duket se tashmë ka nisur një lidhje me djalin e Igli Tares. Ka qenë vetë Etien Tare, që luan me të rinjtë e Lacios, që ka postuar një foto me Evën, ndërsa kjo e fundit e ka ripostuar atë. Për momentin, ende nuk ka asnjë konfirmim të lidhjes së tyre, por vetë Eva ka deklaruar disa herë se ka ndërmend të jetojë në Itali, pasi ka edhe disa oferta pune aty.
Me më shumë se një miliard përdorues, Instagram nuk është më vetëm një platformë e mediave sociale. Është bërë një mjet fitimi për bizneset, influencerat dhe personazhet e famshëm. Këta të fundit janë në gjendje t’i përdorin ndjekësit e tyre në platformë për të promovuar produktet e tyre, përmbajtjen e sponsorizuar dhe reklama të tjera. Këto postime ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të tyre personale. Por cilët të famshëm përfitojnë më shumë nga Instagrami? Një studim i kryer nga Hopper HQ, mblodhi të dhëna për të parë se sa fitojnë të famshëm të ndryshëm nga postimet e tyre në…
Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares. Thënë kjo, një ngjarje surprizuese i…
Fitorja e Ukrainës në edicionin e 66-të të Eurovizionit është përcjellur me ankesa nga Kroacia. Të gjithë pretendojnë se fitorja e Ukrainës është për shkak të solidaritetit dhe pushtimit rus të Ukrainës. Kroacia është ankuar duke thënë se në vitet 90-ta kur ata ishin në luftë, askush nuk ishte solidarizuar me ta dhe nuk i kishte votuar. Madje në edicionin e vitit 1993, Kroacia nuk kishte marrë asnjë votë nga shtetet evropiane në Eurovizion. ‘Don’t Ever Cry’ nga Put ishte kënga e parë që përfaqësoi Kroacinë e pavarur në Eurovision Song Contest, dhe kënga kishte të bënte me vuajtjet në…
Pas martesës “sa për praktikë” në Las Vegas në fillim të prillit, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thanë “po, pranoj” të dielën. Sipas burimeve, Kourtney dhe bateristi u martuan ligjërisht në Santa Barbara në praninë e disa miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. TMZ ishte i pari që raportoi lajmin, i cili u konfirmua edhe nga burime për People. “Ata duhej të martoheshin ligjërisht së pari, përpara dasmës së madhe italiane, e cila do të ndodhë shumë shpejt,” tha një burim për People. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të…