Ky sezon i Big Brother VIP Kosova duket se po pëlqehet shumë nga publiku. Këtë nuk e themi ne por numrat që ka treguar Olsa Muhameti. Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku tregon se në 30 ditët e fundit, postimet në profilin e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram kanë grumbulluar 590 milionë shikime. Olsa tregon më tej se edhe puntatat e publikuara në YouTube kalojnë shifrat e 1 milionë shikimeve.
Author: Lokimagazine
Amen, i vogli i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut feston sot përvjetorin e parë të lindjes. Në këtë ditë të veçantë, Xhensila i ka kushtuar një këngë zemre birit të saj. E emocionuar, këngëtarja lajmëroi lançimin e këngës, e cila do të publikohej në 11.11 në orën 11:11, në minutat dhe ditën kur Amen erdhi në jetë. Ajo gjithashtu ka treguar për herë të parë edhe portretin e të birit. Një pjesë e videoklipit është xhiruar në kishë, ndërsa teksti që Xhensila ka realizuar së bashku me Pirro Çakon është shumë domethënës. Përveçse i shpreh dashurinë e madhe birit të…
Arbana Osmani zbuloi një pjesë të vogël të projektit që do të sjellë së shpejti, për të cilin kas punuar për rreth një javë në Malësinë e Madhe, në Bogë. Mes të ftuarëve VIP, shihet që në këtë pjesë të parë ka qenë edhe reperja e njohur nga Kosova, Tayna. Këtë e ka zbuluar vet Arbana teksa publikon në story një video për të treguar një buqetë të madhe me tulipanë dhe një kartolinë, nga këngëtarja për Arbanën në shenjë falenderimi. “Mirëmbrëma yll. Dua të të uroj për fillimin e emisionit të ri, ku padiskutim do jetë një sukses tjetër…
Bukuroshi i vogël që shihni në foto është një nga aktorët më të njohur shqiptar. Megjithatë shumë pak prej jush mund ta gjejnë se për kë bëhet fjalë duke parë vetëm këtë foto. Ky është Arben Derhemi, aktori i dashur i kinemasë dhe teatrit shqiptar. Shumë e vështirë të mendohet se pas kësaj fotoje fëmijërie fshihet një figurë e madhe e artit shqiptar. Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve e kanë gjetur menjëherë se ky është Arben Derhemi, pasi ai ndryshon shumë nga fëmijëria në pamjen aktuale.
Këngëtarja e njohur Artjola Toska ka komentuar (e revoltuar) lajmet e rreme ku u përfol lidhur me shtatzëninë e mundshme të saj. Në një prononcim për emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja theksoi se fillimisht nuk i mori seriozisht të tilla lajme, por më pas nisi të shqetësohej. “I prita e habitur. Nuk ka çift që nuk do të realizojë…ato janë punë të Zotit, asnjë nuk i di. Në fillim nuk i vura rëndësi shumë, e mora me shaka e thashë do harrohet, kushedi si qarkullojnë lajmet. Sajesa si përherë, nuk jap as intervista që t’i jap material këtyre portaleve apo…
Aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka u përjashtuan të premten nga “Big Brother VIP Kosova 3” për shkelje të rënda të rregullave, përfshirë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe ngacmime me natyrë seksuale. Ky vendim nga Vëllai i Madh është interpretuar si një masë për të ruajtur etikën dhe standardet e spektaklit. Megjithatë, disa banorë nuk janë të bindur për përjashtimin e tyre të plotë. Konkurrentja Xheneta Fetahu shfaqi dyshime, duke kujtuar raste të mëparshme kur banorët janë izoluar dhe më pas janë rikthyer. “Mendoj që ata janë në izolim. I kam dëgjuar duke qeshur,” shprehu ajo. Por Sara Kolami,…
Egla Ceno është rrëfyer në puntatën e djeshme të “Goca dhe Gra” lidhur me mëmësinë. Sikurse e dimë, Egla Ceno nuk ka fëmijë dhe gjatë emisionit ajo është rrëfyer se ndryshe nga disa vite më parë që e priste një fëmijë, tani nuk e pret më. Kjo për shkak se sipas saj nuk është e njëjtë të jesh nënë në moshën 20-30 vjeç, me moshën 40-60 vjeç. “Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë. Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më.…
Liam Payne nuk kreu vetëvrasje, sipas prokurorit përgjegjës për çështjen në Argjentinë. Një burim ka thënë për TMZ se prokurori i çështjes ka vendosur zyrtarisht se Liam nuk ndërroi jetë nga vetëvrasja, duke deklaruar se ishin efektet e drogave që mori ish-anëtari i One Direction te cilat e bene ate të rrëzohej për vdekje nga ballkoni i hotelit CasaSur Palermo 16 tetor. Nderkohe, të enjten, 3 persona janë arrestuar në këtë rast një punonjëse shtëpie në hotel, një mik i Liamit dhe një tregtar i dyshuar droge kjo pas bastisjeve të shumta të kryera nga policia lokale. Payne, 31 vjeç,…
Ibrahim Yucel kishte pirë duhan prej dy dekadash dhe papritur vendosi të ndalonte zakonin. Por megjithë vendosmërinë e tij për të mos tymosur më, mënyra që ai zgjodhi për ta bërë këtë ishte disi eksterme. Sipas LadBible, Ibrahim Yucel u fiksua aq shumë me objektivin e tij sa vendosi të mbyllte kokën me çelës në një kafaz metali, dhe çelësin t’ia jepte vetëm bashkëshortes së tij. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në 2013, në Kütahya në Turqinë qendrore. Sipas rrjetit Ary News, ai zgjodhi metodën ekstreme pasi ishte i tmerruar se do të vdiste nga kanceri nëse do të vazhdonte…
Aktori i famshëm, Arben Derhemi ka sulmuar Ermal Mamaqin në një postim në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira. “U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan Arben Derhemi për aktorin e humorit, i cili pasi u largua nga “Portokallia” dhe u bë autor i emisionit të tij “6 ditë pa Ermalit, u kthye në producent filmash dhe bën trajnime se si të bëhesh i suksesshëm. Arben Derhemi shprehet se dëgjon me dhimbje ofendimin e figurave që kanë bërë art me punë e…