Amen feston ditëlindjen, Xhensila tregon portretin e tij dhe i bën urimin e veçantë

Amen, i vogli i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut feston sot përvjetorin e parë të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, Xhensila i ka kushtuar një këngë zemre birit të saj.

E emocionuar, këngëtarja lajmëroi lançimin e këngës, e cila do të publikohej në 11.11 në orën 11:11, në minutat dhe ditën kur Amen erdhi në jetë.

Ajo gjithashtu ka treguar për herë të parë edhe portretin e të birit.

Një pjesë e videoklipit është xhiruar në kishë, ndërsa teksti që Xhensila ka realizuar së bashku me Pirro Çakon është shumë domethënës.

Përveçse i shpreh dashurinë e madhe birit të saj, Xhensila përmend tërthorazi edhe situatën e ndarjes nga Bes Kallaku.

Ndër të tjera, në rreshtat e këngës thuhet:

Të solli zoti ty për mua

zemrës sime, të vetmuar

Më shumë trazira të solli furtuna e nëntorit

Ti bëre lulet të çelin për mua në vjeshtë

Gjer sa të rritesh bir, e ta mësosh të vërtetën

Unë do bëj sikur nuk di, edhe vetëm do hesht”