Author: Lokimagazine

Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” po mbushet gjithnjë e më shumë me momente romantike, dhe mbrëmja e djeshme solli një tjetër surprizë për ndjekësit e spektaklit. Ana Ejupi dhe Kevin Edmond shkëmbyen puthjen e tyre të parë. Kevini ka qenë i hapur për pëlqimin e tij ndaj Anës që prej kohësh, por deri tani të dy ishin shprehur se donin të mbeteshin vetëm miq të mirë. Megjithatë, atmosfera festive e festës së djeshme ndryshoi dinamikat mes tyre. https://youtu.be/PxWxTBslZfw?si=WoIAS79ji2Ts5kg2 Gjatë festës, shumë banorë u përfshinë në festë duke hyrë në pishinë, përfshirë edhe Anën dhe Kevin. Ndërsa qëndronin…

Read More

Pak ditë më parë një i mitur u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, një ngjarje e rëndë që tronditi gjithë Shqipërinë. Sakaq, paraditen e sotme, qytetarët me lot në sy kanë nisur protestën tek shkolla “Fan Noli”, aty dhe ku u regjistrua ajo ngjarje makabër. Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërsa qytetarët apelojnë që të merren masa për të rritur sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla. Protesta është menduar që të zhvillohet në formën e një marshimi nga shkolla 9-vjeçare Fan Noli, tek vendi i krimit dhe më pas drejt Ministrisë së Arsimit.…

Read More

Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën. Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar.” 14-vjeçari Mario Perlleshi është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga veriu janë në konflikt të hapur. “Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të…

Read More

Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla “Fan Noli” për t’i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për “News 24” se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës. Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar, i kishte treguar se një “burrë i madh” kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar. Madje, sipas shoferit, një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte 14 vjeçarin. “Martinin e kishte gjujt një burrë…

Read More

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova ofroi një tjetër moment emocionues sot, gjatë një sfide të veçantë ku banorët i bënin pyetje të drejtpërdrejta njëri-tjetrit, me qëllim të nxjerrjes së të vërtetave dhe ndjenjave të sinqerta. Diskutimi u kthye në një moment të bukur falë një pyetjeje nga Driloni për Sarën: “Cila është zgjedhja jote, unë apo Edi?” Sara, me përgjigje të sinqertë dhe të menduar, u shpreh se kishte më shumë gjëra të përbashkëta me Drilonin dhe se nuk e njihte aq mirë Edin. Megjithatë, pas insistimit të Drilonit, Sara vendosi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: ajo i…

Read More

Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale se bileta e fatit të Xhenetës u ndërrua gjatë spektaklit të së hënës. Pamjet e publikuara për herë të parë tregojnë në fakt bileta e fatit të Xhenetës nuk është ndryshuar gjatë spektaklit të së hënës, kur ajo u eliminua nga “Big Brother VIP Kosova” pas një përballje direkte me Drenushën në televotim. Pamjet e mëposhtme tregojnë gjithë ngjarjen pa ndërperje.

Read More

Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kanë paralajmëruar se reshje të dendura priten gjatë ditëve në vijim, duke u përqendruar kryesisht në qarqet veriore të vendit. Reshjet intensive do të prekin më shumë zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Tiranës, dhe Elbasanit, ku intensiteti pritet të jetë nga “intensiv” deri në “shumë intensiv.” Në qarqet e tjera të Shqipërisë, reshjet do të jenë mesatare, por në disa zona mund të arrijnë nivelin “intensiv.” Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka kërkuar gatishmëri të lartë nga të gjitha strukturat përgjegjëse për emergjencat civile. Institucionet janë udhëzuar të: Monitorojnë nivelin e lumenjve…

Read More

Në emisionin e së martës në Andale.al, është komentuar rikthimi i Encës në muzikë pas një kohe të gjatë. Fatosi, Kostjani, Xhesiana dhe Artemisa kanë ndarë mendimet e tyre për këngën e re të Encës, kryesisht duke kritikuar tekstin. Pjesë e diskutimit u bë dhe investimi i madh për realizimin e videoklipit të këngës, që shtyu Xhesianën të pyesë: “Ore, ku i gjeti lekët Enca për të bërë videoklipin?!” Enca prej disa vitesh, nuk e ka fshehur faktin se ka një llogari personale me materialet e saj në platformën OnlyFans (kompani që prodhon dhe ofron përmbajtje për të rritur online,…

Read More

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i Big Brother Albania Vip 2, ka reaguar ndaj një ngjarjeje tragjike që ka tronditur mbarë vendin. Humbja e jetës së 14-vjeçarit Martin Cani, në një akt të dhunshëm që ka prekur thellë opinionin publik, ka shkaktuar një valë reagimesh nga figurat publike. Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij me familjen e të ndjerit, duke njoftuar një vendim të rëndësishëm. Në shenjë zie dhe respekti për këtë tragjedi, ai ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij më të fundit. Vendimi i Luizit për…

Read More

Faqja në TikTok e të afërmit të autorit të vrasjes së Martin Canit që komentonte ngjarjen e rëndë është bllokuar. Faqja është bllokuar pas kërkesës së policisë, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Gjithashtu 16-vjeçari është identifikuar dhe vënë në hetim pas deklaratave të dhunshme në bëra në rrjete sociale, sipas policisë. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA. Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së…

Read More