Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar dhe më të ndjekur të showbiz-it shqiptar.
Këtë herë, ajo ka ndarë me fansat një video të realizuar në plazh, ku shfaqet në një formë mjaft të mirë fizike, me një tualet të lehtë veror dhe një bikini top me ngjyra e me detaj rrethi në mes.
Por, përtej pamjes së saj të kuruar dhe detit në sfond, vëmendjen e plotë të komentuesve e ka rrëmbyer dekolteja e saj.
Sapo videoja u publikua, në seksionin e komenteve kanë shpërthyer menjëherë dyshimet nëse Françeska ka kryer një ndërhyrje estetike në gjoks.

Screenshot
Shumë prej ndjekësve kanë vënë në dukje një ndryshim të formave të saj krahasuar me më parë, duke aluduar hapur për një operacion plastik të mundshëm.
Pavarësisht pyetjeve të shumta, Françeska ka vendosur të ndjekë një strategji tjetër: atë të heshtjes.
Ajo ka zgjedhur të mos u kthejë asnjë përgjigje ndjekësve dhe të mos bëjë asnjë sqarim publik, duke i lënë dyshimet të hapura dhe duke preferuar të shijojë pushimet e saj pa u përfshirë në reagime virtuale.
