“Ish-i që më do akoma”/ Pas ndarjes së tyre, Ina Aderi thumbon Keijsin

Marrëdhënia mes ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Ina Aderi dhe Kejsi Hyseni, duket se nuk ka përfunduar aq në paqe sa ç’dha të kuptohej në deklaratat e tyre të para.

Një postim i fundit i Inës në rrjetin social TikTok ka trazuar menjëherë ujërat në mediat rozë, duke hedhur hije dyshimi mbi atë çfarë po ndodh vërtet mes dyshes pas ndarjes.

Kujtojmë se romanca e tyre nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nisje që u shoqërua me mjaft zhurmë dhe diskutime, pasi Kejsi në atë periudhë nuk i kishte mbyllur ende përfundimisht llogaritë dhe raportet me Stelinën.

Megjithatë, dashuria e lindur nën monitorimin e kamerave nuk arriti t’i rezistonte gjatë jetës reale jashtë formatit.

Pak kohë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv, ata njoftuan ndarjen, duke u siguruar t’i tregonin publikut se vendimi u mor në mënyrë krejtësisht shoqërore dhe paqësore.

Por, siç ndodh shpesh në botën e showbiz-it, detajet e vërteta dalin në dritë përmes kodeve në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, Ina ka ndarë një video të shkurtër në profilin e saj në TikTok, ku shfaqet mjaft në formë teksa udhëton në makinë.

Ajo që ka rrëmbyer vëmendjen absolute të ndjekësve ka qenë shkrimi i vendosur mbi video, një thumb i pastër dhe i drejtpërdrejtë që duket se i adresohet pikërisht Kejsit.

My biggest fear is dating someone whose still loves their ex like my ex still loves me” (Frika ime më e madhe është të lidhem me dikë që do ende ish-in, ashtu siç ish-i im më do mua), ka shkruar ajo.

Me këtë deklaratë të papritur, Ina jo vetëm që ka hedhur poshtë idenë e një kapitulli plotësisht të mbyllur, por ka lënë të kuptohet hapur se Kejsi vazhdon të ketë ndjenja të forta për të.