“Grushti nuk të bën derman”/ Rogert Sterkaj i kundërvihet ashpër Elton Tozajt pas përplasjes me Françeska Muratin

Përplasja publike mes Françeska Muratit dhe gazetarit Elton Tozaj ka marrë një kthesë të papritur, duke përfshirë edhe personazhe të tjerë të njohur.

Gjithçka nisi pas deklaratës së Tozajt në emisionin “T7”, ku ai aludoi se shpërngulja e Françeskës nga Londra në Tiranë pa bashkëshortin nuk erdhi për “diellin e rërën”, por sipas tij për “dashnorin”.

Françeska nuk qëndroi në heshtje dhe shpërtheu në komente, duke e quajtur “shpifës” dhe duke i kërkuar publikisht fakte për këto mashtrime.

Pas këtij debati, në lojë ka hyrë edhe ish-finalisti i BBVIP5, Rogert Sterkaj, i cili ka zgjedhur t’i dalë hapur në mbrojtje Françeskës, duke sulmuar ashpër gazetarin. Në postimin e tij në Instagram, Rogerti ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe paralajmëruese.

Mbi foton e montuar të Tozajt dhe Françeskës, ai ka shkruar: “FAKE reporting M.O.F.O. Tozaj, Nëse do ta quani veten gazetar, lërini provat të flasin, jo thashethemet.”

Më tej, në përshkrimin e këtij postimi, Rogerti ka shkuar edhe më tej duke përmendur përballjet fizike dhe duke i “sugjeruar” gazetarit një eksperiencë prapa hekurave në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri:

Meqenëse grushtat jashtë nuk të bëjnë derman, do ta mbështesja plotësisht Franceskën nëse vendos t’i drejtohet gjykatës. Një kohë e shkurtër në ‘penitentiary’ me një përballje me ato tek burgu i Peqinit ose të Recit do të të bëjë më shumë mirë se sa të përhapësh thashetheme! 🚑👮‍♂️”