Kejsi Borri, motra e ish-banorit të njohur Mateo Borri, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku mes të tjerash është pyetur edhe për mundësinë e një ftese për t’u bërë pjesë e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP”.
Kur u pyet se si do të reagonte ndaj kësaj ftese dhe çfarë do të bënte ndryshe nga i vëllai, Kejsi pranoi se ndan shumë tipare të ngjashme me Mateon, por ka një karakter pak më impulsiv.
Sa i përket hyrjes së menjëhershme në shtëpi, ajo u shpreh disi skeptike për momentin aktual:
“Me thënë të drejtën, unë në tip jam njësoj si Mateo, thjesht mund të them që nuk kam aq durim sa ai, jam pak më impulsive,” tha Kejsi. “Një ftesë për këtë Big Brother që vjen tani ndoshta do t’i thoja jo, sepse kam ca projekte që dua t’i bëj përpara se të futem. Dhe kur të futem në Big Brother, nuk dua që të njihem si motra e Mateos—pavarësisht se është krenaria më e madhe që të njihem si motra e dikujt që është shembull—po dua të njihem si Kejsi Borri, me projektet, me aftësitë edhe me talentet e mia, se realisht kam shumë dhe do të jem shumë e lumtur që t’ia shfaq dhe publikut në vazhdim”.
Pas kësaj deklarate, moderatorja ndërhyrë duke i dhënë mbështetje dhe duke thënë se ata që e shohin vetëm si motrën e Mateos janë thjesht xhelozë, pasi ajo i ka treguar tashmë vlerat e saj si Kejsi.
Kejsi e kaloi situatën me shumë sportivitet dhe e mbylli me humor duke thënë se nuk e ka problem asnjë prej këtyre etiketave:
“Me thënë të drejtën nuk e kam problem. Si Kejsi Borri, si motra e Mateos, për mua është njësoj dhe është vlerësim. Edhe si goca e Sashës le të themi,” shtoi ajo duke qeshur, gjë që shkaktoi duartrokitje dhe të qeshura edhe te të pranishmit në studio.
