Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar gjatë përplasjeve në protestën e dy ditëve më parë para Parlamentit.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 prej të arrestuarve, të cilët dyshohet se kanë goditur makinën e policisë gjatë protestës.
Ndërkohë, për pjesën tjetër të të ndaluarve është kërkuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Seanca vijon në Gjykatën e Tiranës, ndërsa pritet vendimi përfundimtar mbi masat e sigurisë.
