Modelja shqiptare, Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez, Benjamin Pavard, do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kleofina, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video krah partnerit të saj, ku shfaqet duke zbuluar barkun e rrumbullakosur. Përmes këtij publikimi, modelja ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e shtatzënisë.


Çifti duket i lumtur për këtë etapë të re të jetës së tyre, ndërsa publikimi ka marrë menjëherë vëmendje nga ndjekësit dhe fansat e tyre.
Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard u martuan në korrik të vitit 2025, në një ceremoni të zhvilluar në Abacia e Trinisë së Shenjtë, ku kurorëzuan lidhjen e tyre. Tashmë, çifti po përgatitet për ardhjen e fëmijës së tyre të parë.
