“Rama në burg”/ Kryeministri Rama u shpalli “luftë”, këta dy personazhe të njohur ishin pjesë e protestës (Foto)

Protesta e mbrëmjes së djeshme në Tiranë mblodhi jo vetëm qytetarë të shumtë, por edhe figura të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale.

Mes pjesëmarrësve janë vënë re edhe Roza Lati dhe Aldo Marku, të cilët janë fotografuar në turmën e protestuesve, duke tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjet.

Prania e tyre ka marrë jehonë të veçantë pasi vjen në një moment kur kryeministri Edi Rama ka bërë disa deklarata të forta ndaj personazheve publike që kanë shprehur mbështetje për protestat.

Në fotot që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, Roza dhe Aldo shihen mes protestuesve, ndërsa tubimi ka vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshime politike.

Pjesëmarrja e figurave të njohura në protesta ka qenë një nga temat më të komentuara gjatë ditëve të fundit, teksa gjithnjë e më shumë personazhe publike po zgjedhin të shprehin hapur qëndrimet e tyre për zhvillimet politike dhe shoqërore në vend.