Ermal Mamaqi përplaset me Albanën pasi produksioni i Ferma VIP e largoi nga karrigia: “Ke emocione apo…” (Foto)

Ermal Mamaqi vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas debatit të krijuar rreth largimit të tij nga studioja e “Ferma VIP”, menjëherë pas reagimit të bujshëm që bëri kur Ilir Shaqiri siguroi vendin në finale.

Teksa rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe reagime të ndryshme, aktori dhe opinionisti ka vendosur t’u përgjigjet personalisht disa prej ndjekësve të tij.

Në një nga mesazhet e publikuara në Instagram, një ndjekëse e quajti Mamaqin “një dështim si opnjonis”, duke gabuar edhe në shkrimin e fjalës “opinionist”.

Ermali nuk e la pa përgjigje komentin, duke ironizuar ndjekësen për gabimin drejtshkrimor.

“Shkruhet opinionist. E ke shkrujt gabim Albana. Ke emocion kur shkruan apo je vetë opnjonjiste?”, i është përgjigjur ai.

Më pas, opinionisti ka ndarë bisedën në InstaStory, duke e shoqëruar me një koment me nota humori.

“Amon më Zot mos s’na lej pa kshu njerëzisht se s’dim ç’a do bëjmë pastaj…”, ka shkruar Mamaqi.