Një moment i veçantë familjar ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga një aktivitet shkollor ku protagonistë janë dy nga fëmijët më të komentuar të personazheve të njohur shqiptarë.
Në foton e publikuar në Instagram, djali i moderatores dhe vajza e Ledri Vulës, Poem Blu, shfaqen duke kërcyer së bashku gjatë një programi të organizuar nga shkolla.
Të dy duket se kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të vitit shkollor, ndërsa momenti i tyre në skenë ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Arbana e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Highlight of my week”, duke treguar emocionin për këtë çast të veçantë.
Nuk është hera e parë që familjet e Arbanës dhe Ledrit ndajnë momente nga aktivitetet e fëmijëve, por këtë herë ishte pikërisht fotografia e dy të vegjëlve në skenë që u komentua më së shumti nga ndjekësit.
Nga sa kuptohet, djali i Arbanës dhe Poem Blu janë shokë klase, ndërsa performanca e tyre gjatë programit shkollor ka sjellë një nga momentet më të ëmbla të ditës në rrjetet sociale.
