Pas aludimeve të shumta në rrjet se ishte larguar nga studioja e “Ferma VIP 3” me vendim të produksionit, ka ardhur reagimi i parë publik i Ermal Mamaqit.
Gjithçka nisi pas momentit kur opinionisti festoi në mënyrë tepër entuziaste kualifikimin e Ilir Shaqirit në finale. Sapo Arbana Osmani shpalli emrin e balerinit si finalist, Ermali u ngrit nga karrigia dhe shpërtheu në festë, një reagim që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Pak orë më vonë, në internet nisën të qarkullojnë pretendime se ai ishte larguar nga emisioni pas këtij momenti. Një prej postimeve virale sugjeronte se produksioni mund të kishte ndërhyrë në “zhdukjen” e tij nga pjesa e mbetur e spektaklit.
Por vetë Mamaqi ka reaguar përmes Instagramit, duke rishpërndarë postimin në fjalë dhe duke shkruar shkurt: “Po. Është e vërtetë…”

Më pas ai publikoi edhe një tjetër mesazh, ku dha versionin e tij për ngjarjen.
“Unë jam aty për të dhënë opinionin tim. Dhe ky është opinioni im i pastër. Kam të drejtë të gëzohem për mikun tim.”
Në të njëjtin postim, Ermali bëri edhe një deklaratë që ka ngritur pikëpyetje të shumta.
“Turp i madh! Nuk e prita këtë nga produksioni… Vetëm pse festova për Ilirin më hoqën live. Kam video nga sherri dhe dhuna e badigardëve. Nuk e prisja këtë… pas kaq vite miqësi me Holta Dulakun. Shumë trishtim…”, shkroi ai.

Mbetet për t’u parë nëse Ermali do të jetë pjesë e finales së madhe të 15 qershorit, apo nëse raporti i tij me spektaklin ka marrë një kthesë të papritur vetëm pak ditë para mbylljes së sezonit.
