Zbulohet identiteti i personit që sulmoi Dea Mishel në protestë/ Djali i ish deputetit dhe i afërmi i Rogert Sterkaj!

Kanë mjaftuar vetëm pak orë nga thirrja e Dea Mishelit për ndihmë, që identiteti i personit që e sulmoi verbalisht gjatë protestës së sotme në Tiranë të bëhet publik.

Personi që iu sul ish-banores së Big Brother VIP me një qen me vete është identifikuar si Martin Sterkaj.

Ai është djali i ish-deputetit të njohur të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, si dhe i afërm i ish-konkurrentit të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj.

Menjëherë pasi ka mësuar dhe ka postuar emrin dhe mbiemrin e autorit të incidentit, Dea Mishel ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe një detaj tjetër tronditës që lidh ngjarjen e sotme me paralajmërime të bëra ditë më parë.

Ajo ka ripublikuar një video të Rogert Sterkajt (ish-banorit të BBVIP), të xhiruar para disa ditësh, ku ai i drejtohej Deas me tone të qarta kërcënuese:

Rri urtë në linjën tënde o Dea Mishel se nuk i dihet çfarë të gjen me Zegjinen.”

Ky detaj i ri hedh dritë mbi faktin se sulmi i sotëm në protestë mund të mos ketë qenë krejtësisht i rastësishëm apo thjesht një provokim i momentit, por i lidhur me përplasje ose paralajmërime të mëparshme publike.

Publikimi i identitetit të Martin Sterkajt dhe videos së Rogertit ka sjellë një reagim të madh në rrjetet sociale, ndërsa pritet të shihet nëse Policia e Shtetit do të nisë një procedim zyrtar pas denoncimit publik të Dea Mishelit.

Screenshot

Screenshot