Video/ Dea Mishel sulmohet gjatë protestës nga mbështetësi i PS

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë është regjistruar një tjetër incident, ku protagoniste ka qenë Dea Mishel.

Pamjet e publikuara tregojnë se ajo është sulmuar verbalisht nga një person, i cili mbante një qen në dorë dhe mbështeste Partinë Socialiste.

Sapo ky person është pikasur nga pjesëmarrësit e tjerë në tubim, protestuesit i janë kundërvënë menjëherë për t’u përballur me të, veprim që e ka detyruar atë të largohet me vrap nga vendngjarja.

Ngjarjen e ka konfirmuar vetë Dea Mishel përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka sqaruar rrethanat e incidentit duke shkruar: “Kjo video është e vërtetë! Mu sul me fjalë, i pa provokuar. Ishte e frikshme sepse kishte dhe një qen të madh me vete që si dihet si mund të jetë trajnuar. Disa çuna e ndoqën nga aty! Kërkoj ndihmën tuaj dhe të policisë të shtetit për të gjetur kush ishte ky person, që të mos lejohet më aty për të provokuar njerëzit. Duhet të shmangen incidentet e tilla. Ju çunat që më mbrojtët, ndihem sikur ju kam vëllezër, se keni vënë veten në rrezik për mua. Jam shumë e shqetësuar. Nuk dua të shoh asnjë incident dhune. Protesta do vazhdojë!”.