Roza Lati gjithë inatin e ka me Yll Limanin, shpërthen ndaj tij: “Vërtet mendon që…”

Roza Lati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me koncertin e Yll Limanit që po zhvillohet në një periudhë kur protestat në vend vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Moderatorja publikoi një mesazh të fortë, ku kritikoi organizimin e koncertit gjatë kësaj periudhe.

Nuk di sa mediokër janë ideuesit e koncerteve në këtë valë protestash… Vërtet mendojnë se botërori dhe koncertet do na ndalin?

Vërtet na mendojnë kaq naiv? Vërtet na mendojnë se zgjedhim qejfin para zgjidhjes së halleve mbarëkombëtare? Akoma nuk po e besojnë të bardhën tonë mbi të zezën e tyre?”, shkruan Roza.

Në vijim të reagimit të saj, ajo u bëri thirrje ndjekësve që të mos shpërqendrohen nga aktivitetet argëtuese dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e protestave.

Thirrje:

Mos bini pre e tundimeve mediokre! Mos duartrokisni e brohorisni eklipsuesit! Bashkë te vendi në 18:00 me protestuesit më të bukur”, shkruan moderatorja.

Postimi i Rozës ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një moment kur diskutimet për protestat dhe koncertin e Yll Limanit kanë dominuar debatet online gjatë ditëve të fundit.