Zbulohet arsyeja përse Dea Mishel u sulmua masivisht në Top Story

Reagimi i Dea Mishel ndaj emisionit të Grida Dumës ka vijuar të komentohet në rrjet, veçanërisht për një detaj që ajo vetë zbuloi në mesazhin e publikuar në Instagram.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” u shpreh se beson se një nga arsyet që emri i saj është vendosur në qendër të sulmeve lidhet me refuzimin që ajo i ka bërë ftesës për të qenë pjesë e emisionit.

Në reagimin e saj, Dea shkruan: “Do ishte më e ndershme ta shprehnit haptazi se ju ka hidhëruar refuzimi im për ftesën tuaj, ndaj po shikoj këto klipe sot.”

Sipas saj, kritikat dhe komentet e bëra në studio nuk kanë ardhur rastësisht, por lidhen pikërisht me vendimin e saj për të mos pranuar ftesën e programit të drejtuar nga Grida Duma në Top Channel.

Dea shprehet gjithashtu e zhgënjyer nga fakti që, sipas saj, nga i gjithë emisioni është zgjedhur të promovohet në rrjetet sociale pikërisht momenti ku ajo është vënë në shënjestër të kritikave dhe ofendimeve.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Grida Duma.