“Tani, ç’do bësh me mua ti?”/ Moza pyet Adin, Ola merr gjithë vëmendjen me reagimin e saj (FOTO)

Takimi mes Adion Pukës dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” ishte një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë festës së organizuar për fermerët.

Pavarësisht përplasjeve dhe debateve që kanë pasur gjatë qëndrimit të tyre në fermë, dyshja u takuan sërish, u përqafuan dhe duket se lanë pas çdo hatërmbetje të së shkuarës.

Gjatë orëve që kaloi në fermë, Adioni qëndroi shpesh në shoqërinë e Mozës, me të cilën shkëmbeu batuta dhe momente miqësore. Në bisedat mes tyre nuk munguan as komentet dhe ngacmimet që lidhen me ish-fermerë të tjerë, mes tyre edhe Ola.

Një nga këto momente, i publikuar në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e “Ferma VIP”, ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Ajo që ra në sy ishte fakti se postimi është ripublikuar edhe nga vetë Ola.

Veprimi i saj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë se tashmë nuk ka më hatërmbetje mes palëve.

Pas debateve dhe mosmarrëveshjeve që kanë shoqëruar raportet e tyre gjatë spektaklit, duket se si Adioni dhe Moza, ashtu edhe Ola dhe Moza, kanë zgjedhur ta lënë pas të shkuarën dhe të ruajnë një raport më të qetë.