Një postim i fundit i gazetarit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për gjuhën ironike të përdorur ndaj Dea Mishel.
Në një publikim në Facebook, Mane ka kujtuar periudhën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke pretenduar se gjatë asaj kohe kishte probleme me praninë e një miu në ambientet e banimit.
“Na çau miu në shtëpinë e Big Brother. Mungesa e higjenës e kishte detyruar brejtësin të bënte fole te krevati përballë meje. Atje flinte një bjonde e sforcuar që sot si mi i avitet protestës. Mbajeni larg se është ters!”, shkruan ai në postimin e publikuar në rrjetet sociale.

Ky postim i Bled Manes vjen pak orë pasi ai ishte i ftuar në emisionin e Grida Dumës, ku edhe aty nuk i ndali sulmet ndaj blogeres — shkak mbështetja e saj e vazhdueshme për protestat në Tiranë.
