Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen gjatë një interviste në emisionin “She’s On Air” në TAR.
Teksa po rrëfente disa prej situatave që kishte përjetuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo përmendi një episod që, sipas saj, ka ndodhur me ish-finalistin Rogert Sterkaj.
“Atëherë, ka qenë një moment, unë sapo kisha dalë nga dushi dhe kisha rrobdishanin. E kisha vendosur… ne lahemi me rroba banjoje aty, dushin e bëjmë me rroba banjoje dhe i kisha vendosur në xhep rrobat e banjos, por ishin të qullta. Edhe rrobdishanin e kisha vënë në… te krevati. Dhe ishim të gjithë, ishte dhe Juela, ishte dhe Rogerti. Edhe unë në momentin që po mblidhja rrobat aty, thashë paskam lagur krevatin. Edhe ky tha ‘Vi unë ta thaj krevatin.’ Unë i thashë: ‘Pse të më thash ti?’ dhe tha ‘jam hot.’ më tha mua. ‘Epo je hot nga dhjami ti’ i thashë unë. ‘A më tha mua se ty tha nuk të pëlqejnë meshkuj si puna ime, të pëlqejnë ato si Mateo.’ më tha mua. I thashë: ‘Jo,’ thashë, ‘unë e kam shumë të mirë atë që kam te shtëpia,’ thashë, ‘dhe nuk kam asnjë lloj interesi,’ thashë, ‘për… për… për Mateon.'”
Më pas, gjatë intervistës, Egi u pyet se përse nuk kishte reaguar publikisht në atë moment apo nuk e kishte ngritur më herët këtë çështje.
“Jo Livia jo, ky njeri loz egër“, u përgjigj ajo, duke lënë të kuptohet se kishte zgjedhur të mos e çonte më tej situatën gjatë kohës që ndodhej në format.
