Një ngjarje me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa ndodhej në ambientet e një pishine private.
Sipas të dhënave të para të mbledhura nga terreni, i mituri ka qenë duke u larë në pishinë në momentin kur ka ndodhur incidenti.
Personat e pranishëm në vendngjarje kanë njoftuar menjëherë autoritetet dhe shërbimet e urgjencës, por ndërhyrja nuk ka mjaftuar për të shmangur fatalitetin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Autoritetet policore pritet të dalin me një njoftim zyrtar të detajuar sapo të kryhen ekspertizat e nevojshme mjeko-ligjore dhe të merren në pyetje dëshmitarët që u ndodhën në pishinë gjatë këtij incidenti.
