“Nuk je shumë mirë”/ Gjyshi kritikon sjelljen e Sarës në Fermë: Mos i ofendo njerëzit

Mes emocionesh, Sara Karaj ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me gjyshërit e saj, të cilët e kanë rritur dhe edukuar.

Mes fëmijërisë dhe dashurisë që ka marrë nga gjyshërit, Sara ka deklaruar se ka një ngjashmëri të madhe në karakter e gjyshin.

Blogerja u surprizua në fermë nga gjyshërit, të cilët kanë analizuar edhe fermerët e tjerë.

“Nuk je shumë mirë, mos i ofendo njerëzit. Arbana është numër 1. Romiri është burrë zotëri, bëji të fala. Iliri është shumë korrekt”, tha gjyshi i Sarës.

Atmosfera u ndez edhe më shumë pas kërkesës së gjyshit të Sarës, i cili i kërkoi Agait muzikë për të kërcyer. Kësaj atmosfere iu bashkuan edhe fermerët e tjerë.

Arbana të dua shumë dhe mos ma shtrydh shumë gocën”, tha gjyshi në fund.