“Sa të ardhura mujore do që të jesh e lumtur?”/ Dea Vieri nxit kritika me përgjigjen e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Dea Vieri, ka nxitur kritika në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në emisionin televiziv “Më prit të dielën”.

Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi, asaj i është drejtuar një pyetje lidhur me financat e saj personale dhe pritshmëritë që ka për një jetesë standarde në Shqipëri.

Pyetjes konkrete të moderatorit se sa të ardhura mujore do të dëshironte për të qenë e lumtur, ajo iu përgjigj duke vendosur një shifër mjaft të lartë për tregun dhe realitetin ekonomik vendas.

Dea Vieri deklaroi se shifra që do t’i siguronte qetësinë e nevojshme financiare ishte të paktën 20 mijë euro në muaj.

Gjatë bisedës në studio, ajo sqaroi arsyetimin pas kësaj kërkese, duke vënë në dukje se shuma në fjalë nuk lidhet drejtpërdrejt me lumturinë absolute, por me mbulimin e shpenzimeve të përditshme dhe jetesën pa ngarkesë psikologjike.

Ajo u shpreh: “Për momentin dua 20 mijë euro në muaj. Jo se do isha e lumtur, por do më jepnin një lloj rehatie në trurin tim. Paguaj shtëpinë, paguaj këtë, paguaj atë… Nuk i marr, jam larg asaj.”