Pamjet virale, Dua Lipa i dhuron 5 mijë euro banorëve. Arsyeja? S’do ta besoni!

Bllokimi i dy shesheve kryesore në Palermo për festën e dasmës së këngëtares Dua Lipa ka shkaktuar reagime të forta dhe kritika nga ana e banorëve lokalë gjatë kësaj fundjave.

Pakënaqësia e qytetarëve u shpreh hapur edhe përmes pankartave ku shkruhej “Palermo nuk është me qira” dhe “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjjes”, të cilat u hoqën nga forcat e policisë gjatë ditës së enjte.

Për të zbutur këto tensione dhe për të falënderuar banorët që toleruan bllokimin e rrugëve dhe të hapësirave publike, këngëtarja ka zgjedhur t’i dëmshpërblejë ata financiarisht.

Sipas një raportimi të medias britanike “The Sun”, Dua Lipa u ka paguar qytetarëve 5,000 paund (afërsisht 5,788 euro) për shqetësimin e shkaktuar.