Ola e bën të qartë: Ja kë sheh fitues të Ferma VIP 3

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Fabiola Elezaj, ka ndarë së fundmi një qëndrim të qartë lidhur me emrin që ajo sheh si fitues të këtij edicioni.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka treguar mbështetjen e saj të hapur për një prej banorëve që vazhdon garën drejt finales së madhe.

Në postimin e bërë në Instastory, ajo ka etiketuar aktorin Elvis Pupa, duke shoqëruar foton me një mesazh të drejtpërdrejtë për të.

“Do të takojmë. Po të presim me fitore” janë fjalët që Fabiola ka zgjedhur për të shprehur bindjen e saj mbi triumfin e mundshëm të Pupës në këtë reality show, duke u rreshtuar kështu krah ndjekësve të tij.

Largimi i Olës nga shtëpia e “Ferma VIP” erdhi pas një penalizimi dhe një televotimi të jashtëzakonshëm ku vendimi iu la tërësisht në dorë publikut.

Shkak për këtë masë u bë një incident verbal brenda formatit, ku ish-konkurrentja përdori një term fyes ndaj moderatores së programit, Arbana Osmani, duke e quajtur atë “kuçkë”.

Përveç këtij momenti që solli edhe sanksionet nga produksioni, qëndrimi i Olës brenda rrugëtimit televiziv u karakterizua nga debate të shpeshta dhe mjaft të ashpra.

Ndër përplasjet më të komentuara ishin ato me shkrimtaren Mimoza Ahmeti, me të cilën pati disa përballje që degraduan në ofendime reciproke, duke rritur tensionet brenda grupit.

Ky reagim i fundit i Olës tregon se pavarësisht ndërprerjes së rrugëtimit të saj, ajo vazhdon ta ndjekë me interes dinamikën e lojës nga jashtë.