Ofendoi protestuesit, e pëson keq taksisti në Tiranë

Një tjetër incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Situata ka agravuar në momentin kur një shofer taksie ka ofenduar qytetarët e mbledhur në protestë.

Ky veprim ka nxitur reagimin e menjëhershëm dhe revoltën e protestuesve, të cilët janë përplasur fizikisht dhe verbalisht me drejtuesin e mjetit.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentet e tensionit dhe përleshjes mes palëve, deri në ndërhyrjen për të qetësuar situatën.