VIDEO/ Momenti kur Dorian Kasa i vë thikën në fyt policit të Rrugores në Tiranë!

Dorian Kasa rezulton se është i riu që i vuri thikën në fyt efektivit të Policisë Rrugore në Tiranë, teksa ky i fundit menaxhonte trafikun në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet, në rrethrrotullimin përpara një spitali privat.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur efektivi Loren Rama sulmohet befasisht nga Dorian Kasa dhe pasi përleshen për disa sekonda, rrëzohen në mes të rrugës.

“Për një moment nuk e kuptova se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, ka sqaruar efektivi , ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe pritet të japin më shumë detaje në vijim.