Video/ Humbet një fëmijë në protestë, pjesëmarrësit ulen në gjunjë për ta gjetur

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku një fëmijë humbi mes turmës së pjesëmarrësve.

Menjëherë pas njoftimit, protestuesit u ulën në gjunjë për të krijuar hapësirë dhe për të ndihmuar familjarët në gjetjen e tij, duke treguar solidaritet dhe reagim të menjëhershëm në një situatë shqetësuese.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, fëmija nuk është gjetur ende.

Shpresojmë që ai të lokalizohet sa më shpejt dhe të ribashkohet shëndoshë e mirë me familjen e tij.