Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, pritet të rikthehet shumë shpejt në muzikë me një projekt të ri.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në TikTok, këngëtarja ka zbuluar një pjesë të shkurtër nga audioja e këngës së re, duke e shoqëruar thjesht me shënimin “Së shpejti”.
Megjithatë, ajo që ka rindezur diskutimet në rrjet ka qenë teksti i këngës, i cili ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se vargjet janë një dedikim i drejtpërdrejtë për Indrin.
Komentuesit janë shprehur të bindur se zhgënjimi dhe dhimbja që përcillet në tekst përkojnë saktësisht me ndodhitë e tyre të fundit.
Në pjesën e parë të audios së zbuluar, Vanesa këndon:
“Nuk dua ta besoj / Që ata kan pas të drejtë / Te ty të dyshojnë / Pa ndrojtje m’flake tej”
Vargjet e radhës flasin gjithashtu për një marrëdhënie të lëkundur dhe lojë me ndjenjat:
“Ti fyjem edhe pak / Ulëm edhe pak / Luj e luj me ndjenja / Thuje ça ki n’shpirt / Bërtiti ti pa frik / Dyshoj t’jenë të vërteta”.
Ky tekst ka bërë që rrjeti ta lidhë menjëherë me historinë e tyre pas daljes nga reality show. Kujtojmë që pasi Vanesa la garën, Indri deklaroi hapur se nuk kishte ndier mungesë për të brenda fermës, madje mori vendimin për t’u ndarë prej saj përmes një letre që u bë publike gjatë një nate “Prime”.
