Plas skandali! E fshiu por tepër vonë, Noizy bën reagimin shokues për protestën

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në rrjetet sociale pas një reagimi të ashpër dhe të papritur nga reperi Noizy lidhur me protestat që po zhvillohen kundër projektit në Zvërnec.

Megjithëse postimi u fshi me shpejtësi nga llogaria e tij, faqet mediatike si “Gazeta Reforma” kanë arritur t’i bëjnë screenshot shkrimit që ka revoltuar mbarë opinionin publik.

Ditët e fundit, fillimisht në Zvërnec dhe tashmë masivisht në rrugët e Tiranës, po zhvillohen protesta të njëpasnjëshme nga qytetarë dhe aktivistë të cilët kundërshtojnë ashpër ndërtimin e një resorti luksoz, duke kërkuar mbrojtjen e ekosistemit dhe zonave të mbrojtura.

Ndërsa presioni ndaj figurave publike për të ngritur zërin ka qenë i madh, Noizy ka zgjedhur të mbajë një qëndrim tërësisht të kundërt, duke shpërthyer në ofendime të rënda ndaj protestuesve dhe moralistëve në rrjet:

“Na keni rruj lesht.. Kush do ndryshim dilni protest mo na boni si moralista si shume se na keni ca K****”

Më tej, reperi ka marrë si shembull Durrësin për të mbrojtur idenë se vendi nuk po shitet, duke deklaruar hapur se nuk do t’i bashkohet asnjëherë kësaj kauze, madje është plotësisht pro këtij investimi gjigand për Shqipërinë:

Nuk o tu e shit njeri Shqiprin rrini te qet.. Une njof shume Polak e Rus e Grek e Gjerman e Austriak qe kane ble toka Shtepi e prona ne Durres, e ca don me thon Kjo? Tashme e dini qe ka protest Dilni aty dhe mylleni bucen. Kush ka prona atje dhe kujtime me ate vend dilni ne protest. Une si besoj prrallat qe po shitet Shqiperia te Izraeli prandaj nuk dal ne protest e as skam me dal. Madje une jam pro investimit gjigand per Shqiperine.”

Ky reagim, i cili u fshi tepër vonë pasi kishte marrë dhenë në rrjet, ka nxitur irritim të jashtëzakonshëm te qytetarët, të cilët e konsiderojnë gjuhën e përdorur si një fyerje të hapur ndaj popullit që po ngre zërin për mbrojtjen e vendit.